Skip to content Skip to footer

Quaje Shabatin Kënaqësi

Autor: Walter Chantry

200 Lekë

Walter Chantry është një autor i cili vazhdimisht është marrë me dobësitë dhe dështimet e kishës bashkëkohore. Në veprat e tij dëgjojmë jehonën e mesazheve dhe të paralajmërimeve të profetëve në Shkrimin e Shenjtë. Andaj dhe Quaje shabatin kënaqësi nuk bën përjashtim.

Informacion shtesë

Përshkrimi

Mesazhin e kësaj vepre e ndeshim që në titull. Kisha, në rrjedhën e kohës, ka adaptuar një qasje përçudnuese ndaj Ditës së Zotit. Chantry u shmanget skajshmërive të legalizmit e të atyre që e konsiderojnë të shfuqizuar shabatin. Ai e sfidon lexuesin që ta marrë seriozisht zbatimin e Urdhërimit të Katërt dhe njëkohësisht e inkurajon atë që ta shohë Ditën e Zotit si një kënaqësi, për të cilën ajo dhe u krijua: si një ditë gëzimi dhe bekimi për popullin e Perëndisë. Quaje shabatin kënaqësi është shkruar me një përkushtim të thellë, baritor dhe është një libër që duhet lexuar nga çdo i krishterë. I lindur në vitin 1938, në SHBA, Walter Chantry u kthye tek Krishti në moshën e adoleshencës. Në vitin 1963 ai mori diplomën e Bachelor of Divinity, në Westminster Theological Seminary. Për 39 vjet rresht ai shërbeu si bariu i një kishe në Pensilvani. Pasi doli në pension, në vitin 2002, ai shërbeu si botues i revistës The Banner of Truth. Mes librave të Walter Chantry-t përmenden: Jeta e krishterë – thirrja e epërme e mëmësisë, në të cilin ai i përgëzon vajzat e reja të cilat e marrin seriozisht përgatitjen për t’u bërë nëna, teksa bëjnë një jetë të përshpirtshme besimi, dashurie dhe shenjtërie; Ungjilli i sotëm, një libër i fuqishëm që hedh dritë në dallimet e mëdha mes
asaj çka predikohet sot dhe mesazheve që dha Jezusi; Hija e kryqit, një studim për vetëmohimin.

E-mail
Password
Confirm Password