Skip to content Skip to footer

Rreth Nesh

Organizata ZGG-ALBANIA dhe shërbesat e ndryshme të saj organizatës – si Kisha Ungjillore e Reformaur, shkolla teologjike ‘Nga Burimi i Jetës’, dhe botime ‘Nga Burimi i Jetës dhe ‘Ejani tek’ janë iniciativa misionare për Shqipërinë dhe shqip folësit.

‘Zending Gereformeerde Gemeenten’ – një denominacion kishtar holandez – ia ka dhënë mandat organizatës ZGG-ALBANIA për ta zbatuar në Shqipëri dhe për shqipfolësit.

Mandati është një mandat misionar biblik siç është përshkruar në Mateu 28 vargjet 19 dhe 20:

 ‘Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë
duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar.’

Duke ndjekur thirrjen në të cilën të ka vendosur Perëndia,
nuk do të ketë asnjë punë aq të ulët sa të mos ketë shkëlqim dhe vlerë në sytë e Perëndisë.

Zhan Kalvin

Identiteti ynë

ZGG-ALBANIA është dega shqiptare e Fondacionit ZGG (Zending Gereformeerde Gemeenten – Misioni i Bashkësive të Reformuara). Organizata misionare ndodhet në Holandë dhe është pjesë e denominacionit ‘Bashkësi të Reformuara’ (Gereformeerde Gemeenten).

ZGG ka tashme shërbesa misioni në Azi, Ekuador, Guine, Indonezi, Kamboxhia, Nigeri, dhe Shqipëri.

‘Bashkësitë e reformuara’ përbëhet nga rreth 175 kisha në Holandë, Belgjikë, Amerikën e Veriut, Kanada, Afrikën e Jugut, dhe në Zelandën e Re. Gjithashtu ka një lidhje motër me kishat ‘Nigeria Reformed Church’ në Nigeri, dhe ‘Gereja Jemaat Protestan di Papua’ në Papua – Indonezi.

Së bashku, këto kisha kryejnë punën e misionit përmes Fondacionit ZGG (Zending Gereformeerde Gemeenten – Misioni Bashkësive të Reformuara). Vizioni i bashkësive dhe organizatës misionare është kryerja e detyrës së Krishtit, që ia ka dhënë Kishës së Vet, në fjalë dhe në vepra. Kështu që nën bekimin e Tij dhe për nderin e Emrit të Tij do të ndërtohet Mbretëria e Tij dhe do të zhvillohet në kisha të ndërvarura në Shqipëri dhe kudo në botë.

ZGG- Albania

ZGG-ALBANIA është një organizatë jo-fitim prurëse (OJF) me identitetin ‘e reformuar’. Kjo kupton që është bazuar mbi parimet e reformacionin e kishës perëndimore në shekullin e 16-të. Në atë kohë, Perëndia e rimëkëmbi besimin dhe kishën përmes Frymës së Tij të Shenjtë. Kisha e Reformuar u kthye te besimi apostolik, duke zbuluar dhe zbatuar të vërtetën biblike.

Identiteti ynë përmblidhet në pesë parime të reformuara:


Sola Scriptura – vetëm mbi bazën e Shkrimit të Shenjtë …

D.m.th. vetëm përmes Biblës mund ta njohim vetëzbulimin e Perëndisë; jo përmes traditave fetare ose
ceremonive kishtare:
“Ne e kemi edhe më të përforcuar fjalën profetike, së cilës bëni mirë t’i kushtoni kujdes, si një kandil
që ndriçon në një vend të errët, derisa të zbardhë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja.”
(Bibla, 2 Pjetri 1:19)

Solus Christus – vetëm nëpërmjet Zotit Jezu Krisht …

D.m.th. vetëm nëpërmjet Zotit Jezu Krisht të kryqëzuar dhe të ringjallur, pajtohemi me Perëndinë, pa
ndërmjetësimin e askujt tjetër:
“Sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar.”
(Bibla, Letra e parë drejtuar Korintasve 2:2)

Sola Gratia – vetëm me anë të hirit …

D.m.th. vetëm me anë të hirit hyjnor, vepruar nga Fryma e Shenjtë, bashkohemi me Krishtin dhe
shpëtohemi nga zemërimi i Perëndisë, pa veprat tona të mira:
“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është
dhurata e Perëndisë.”
(Bibla, Letra drejtuar Efesianëve 2:8)

Sola Fide – vetëm përmes besimit …

D.m.th. vetëm përmes besimit te Krishti llogaritemi të drejtë para Perëndisë dhe kemi paqe me
Perëndinë:
“Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: “I drejti do të
jetojë me anë të besimit”.”
(Bibla, Letra drejtuar Romakëve 1:17)

Soli Deo Gloria – vetëm Perëndisë i përket lavdia …

D.m.th. vetëm Perëndisë i përket lavdia, dhe jo njeriut. Me fjalë dhe me vepra ne synojmë përlëvdimin
e Tij:
“Sepse prej Tij dhe me anë të Tij dhe ndaj Tij janë të gjitha. Lavdi Atij përjetë! Amen!”
(Bibla, Letra drejtuar Romakëve 11:36)

Nëse doni të lexojmë më shumë për identitetin ‘e reformuar’, ju sugjerojmë ta lexoni  librin ‘Çfarë është teologjia e reformuar?’ nga R. C. Sproul.

E-mail
Password
Confirm Password