Shkolla Teologjike e Reformuar
'Nga Burimi i Jetës'
Shkolla Teologjike e Reformuar ‘Nga Burimi i Jetës’ është një iniciativë bashkëpunimi ndërmjet ZGG-ALBNIA, kishave presbiteriane dhe të reformuara në Shqipëri, dhe MINTS. Shkolla ‘Nga Burimi i Jetës’ është dega në Shqipëri të institucionit ‘Miami International Theolgical Seminary’ (MINTS), një institucion teologjik universitar i akredituar ne shtetin e Floridas, USA
Misioni dhe Qëllimi
Misioni
Shkollim teologjik i reformuar në kuptim rrëfimor për shërbim kishtar në Shqipëri.
Qëllimi
Trajnim biblik, i reformuar, akademik dhe praktik për të krishterët shqiptarë, për të shërbyer si udhëheqës në kishë.
Mjete
Trajnim akademik dhe praktik në teologjinë e reformuar, drejtuar kishave dhe shërbesave, në shqip dhe në kontekstin shqiptar.
Programi
Nivel kryesor të shkollës është një ‘Bachelor of Arts in Theology’. Opsione të tjera si p.sh. ‘Pjesëmarrës si dëgjues’ mund të ofrohen në bashkëbisedim.
Shkollimit është me kohë të pjesshme, për të mundësuar studentët të ushtrojnë përgjegjësi kishtare apo për të patur punësim gjetkë. Për këtë arsye, programi shkollor normalisht zgjatet gjashtë vite. Dy vitet a para janë themelore, vitet 3-4 ofrojnë thellësim, ndërsa vitet 5 dhe 6 përqendrohen tek thellësim teologjik edhe tek zbatimi kishtar.
Kurikula është siç vijon, duke mbajtur parasysh se për vitet e ardhshme ajo është paraprake. Për arsye se kjo kurikulë ndahet me MINTS, është shkruar në anglisht.
Studentë mund të fillojnë studimin gjatë kurikulës, nëse tregojnë mjaft përgatitje teologjike të mëparshme, sipas shqyrtimit të koordinatorit. Me sa përparohet programi, kjo pritshmëri bëhet edhe më e lartë. Ekziston mundësia se një aplikant kërkohet të presë deri një ri-fillim të kurikulës me vitin e parë.
Lista e moduleve më poshtë jep një përmbledhje koncize të kurikulës për programin Bachelor of Arts in Theology. Lëndët biblike mësohen krahas homiletikës praktike (shpjegim, përgatitje & ushtrime predikimi). Çdo subjekt i lëndëve të teologjisë sistematike do të trajtojë kapitujt përkatës të Tri Formave të Unitetit & të Standardeve të Uestminsterit edhe Institutet e Kalvinit. Në fund të disa moduleve do të ketë një ditë seminaresh për të diskutuar tema praktike etike (puna, martesa, seksualiteti, gjinia, etj.). Kërkohet gjithashtu një lëndë me zgjedhje.
Shpërndarja Vjetore e Lëndëve
Në vitin shkollor 2023-2024 do të zhvillohen dy programe:
1 Programi i vitit 4
Ky program është i hapur gjithashtu për studentë të rinj që tashme kanë njohuri teologjike në një nivel të arsyeshme përmes një shkollë biblike bachelor apo në një nivel të krahasueshëm.
2 Programi i vitit 1 – pjesërisht online, pjesërisht në klasë
Ky program është një program hibrid me një pjesë në klasë dhe një pjesë online. Për çdo lëndë, mësimi i parë do të jepet në klasë (në Tiranë) dhe studentët i vazhdojnë mësimet pastaj online në kohën e vet. Studentët do të mbështeten gjatë studimeve nga një këshillues. Ai është në dispozicion gjatë javës në një orar të caktuar për pyetje, shpjegim, etj. Grupit i ofrohet gjithashtu një vend studimi në Tiranë ku mund të takohen dhe ku mund të studiojnë bashkë.
Një student të ri që tashmë ka marrë një trajnim teologjik në nivelin bachelor mund të kërkojë një zbritje të krediteve akoma për t’u plotësuar.
Përveç asaj, jemi të hapur të bisedojmë për një ecje më të shpejt përgjatë programit përmes vetëstudimit.
Regjistrimi
Studentë të rinj mund të hyjnë kur fillim një lënde të re gjatë vitit. Nëse jeni të interesuar për të filluar studimet në Shkollën Teologjike e Reformuar ‘Nga Burimi i Jetës’, mund të kontaktoni: