Skip to content Skip to footer

Me hije dhe rregullsi

Autor: Guy Prentiss Waters

350 Lekë

Pse ka rëndësi qeveria e kishës? Në këtë libër, Gai Prentis Uotersi [Guy Prentiss Waters] ofron një hyrje të shkurtër dhe të kuptueshme rreth presbiterianizmit, ku tregon se si një kishë e rregullt i nxit të krishterët që të jetojnë një jetë siç ka hije. Duke theksuar që qeveria e kishës është thelbësore për dishepullimin e krishterë, Uotersi paraqet një pasqyrim të natyrës së kishës (trupit dhe anëtarëve të saj) dhe strukturave të saj të autoritetit (ofiqmbajtësve, bashkësive dhe shugurimeve). Ai e mbyll duke iu përgjigjur pyetjeve të zakonshme që njerëzit ngrenë për qeverisjen e kishës. Libri është një burim ideal për të shpjeguar rëndësinë e qeverisjes së kishës me jetën dhe shërbimin e të krishterëve të zakonshëm.

Informacion shtesë

Përshkrimi

“Aftësia e kishës për të përmbushur misionin e saj, për t’i qëndruar besnike mesazhit të saj me jetëgjatësi dhe integritet dhe për t’u angazhuar në shërbesat e saj me sukses, lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si ajo drejtohet. Kjo varet nga struktura e qeverisjes së saj, që përputhet me parimet biblike. Qeverisja e kishës biblike është thelbësore për pastorët për kullotjen e kopesë së tyre dhe për të inkurajuar popullin e Perëndisë që t’i nënshtrohet Fjalës së Perëndisë, atyre që i udhëheqin, dhe njëri-tjetrin. Ky vëllim biblik, besnik dhe i kuptueshëm, i shkruar për të gjithë të krishterët, është më se i dobishëm dhe i rekomandueshëm– është jetik.”
—Harry L. Reeder III, pastor/mësues, Kisha Presbiteriane Briarwood, Birmingham, Alabama

E-mail
Password
Confirm Password