Udha e Shtegtarit për Familjen
Njëherë e një kohë, ishte një njeri që quhej i Krishteri, i cili jetonte në Qytetin e Shkatërrimit, me gruan e tij dhe katër fëmijët. Ai nuk ishte i pasur, por punonte shumë dhe fitonte aq sa për të blerë gjithë ushqimin dhe veshjet që i nevojiteshin familjes së tij. Ai kishte një shtëpizë të thjeshtë prej druri dhe shumë miq e fqinj me të cilët kuvendonte. Kështu, për një kohë të gjatë ishte me të vërtetë i lumtur.
Një ditë ai gjeti librin. Libri e nisi në një aventurë të rrezikshme, që do t’i shpëtonte atij jetën. Që t’ia dilte mbanë, iu desh të linte gruan dhe fëmijët pas, por udhëtimi i sjell atij shumë miq dhe bashkudhëtarë (gjithashtu dhe armiq). Për të mbijetuar, i Krishteri duhet të jetë i kujdesshëm. Sulmet mund të vijnë nga të gjitha anët e disa syresh mund të vijnë papritur.
A do të gjejë ai mbrojtje? A do të arrijë ai tek Qyteti Qiellor? A do ta kapërcejë ai Moçalin e Dëshpërimit dhe Kodrën e Vështirësisë? A do ta mposhtë dot Viganin e Dëshpërimit?
Ky është një rishkrim modern i veprës klasike të Bunyan-it, “Udha e shtegtarit”. Hollësi të tjera përgjatë librit do të shpjegojnë kuptimet biblike të emrave të personazheve dhe vendeve që ata vizitojnë, si dhe mënyrën e të menduarit të Bunyan-it gjatë kohës që ai shkroi rreth tyre.
Një nga 100 romanet më të mira të të gjithë kohërave sipas klasifikimit të
“The Observer” e cila renditet në vend të 2-të.
“Udha e shtegtarit” e John Bunyan-it …dhe një përkthim të Biblës, edhe nuk kërkoj më shumë.”
Vincent van Gogh
“Merita e madhe e librit është që edhe njeriu më i lexuar nuk mund të gjejë diçka tjetër për ta lavdëruar më shumë, dhe po ashtu as një fëmijë nuk gjen gjë më zbavitëse se kjo.” Samuel Johnson
Jean Watson jeton në Sevenoaks, Kent, dhe është një autore e mirënjohur. Ajo ka shkruar gjithashtu: Corrie ten Boom: The Watchmaker’s Daughter (Vajza e orëndreqësit) (ISBN 9781857921168) në seritë Trailblazer për moshat 9 – 14 vjeç.