Përshkrimi
Udhëtim biblik me disa ndalesa në histori kuptimplota
A je nisur ndonjëherë në udhëtim? Nuk e kam fjalën për ndonjë udhëtim të gjatë, por ndoshta brenda qytetit? Me këmbë, me biçikletë apo me makinë? Ndoshta ke shkuar tek një kushëri? Do të fillojmë një udhëtim nëpër Bibël. Udhëtimin do ta bësh gjatë “kohës së qetë”. Kështu e quajmë. Në këtë broshurë do të mësosh çfarë është koha e qetë dhe se si mund ta bësh, sepse, ashtu siç duhet të mësosh të ecësh pa rrezikuar nëpër trafik, kështu mund të mësosh edhe për leximin e Biblës dhe për lutjen.
Bashkë do të mësojmë edhe më shumë për kohën e qetë dhe ndërkohë do të udhëtojmë çdo ditë edhe më tej nëpër Bibël. A do të vish me ne në udhëtim?