Skip to content Skip to footer

Shërbesa e mençur e të krishterit

Autor: Wilhelmus à Brakel

130 L

Botuar për herë të parë në vitin 1700, Shërbesa e mençur e të krishterit [De Redelijke Godsdienst] kaloi përmes njëzet botimesh holandeze vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë!

Additional information

Description

Botuar për herë të parë në vitin 1700, Shërbesa e mençur e të krishterit [De Redelijke Godsdienst] kaloi përmes njëzet botimesh holandeze vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë! Titulli i veprës rrjedh nga Romakëve 12:1, “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mençur”. Vepra shpreh atë që Perëndia kërkon nga njeriu, veçanërisht nga i krishteri, që t’i shërbejë Atij në Frymë dhe në të vërtetën – në mënyrë të zgjuar, të arsyeshme, si dhe në harmoni me zbulesën e Fjalës së Tij.

Me një aromë të qartë puritane dhe duke përfaqësuar fenë eksperimentale të reformuar në mënyrën më të mirë të saj, Vilhelm a Brakeli (Wilhelmus à Brakel) lëviz sistematikisht nëpër doktrinat kryesore të Biblës me shpresën që të shohë mendimet e popullit të Perëndisë, të ripërtërira me qëllimin e promovimit të perëndishmërisë. Përgjatë gjithë veprës së tij, por veçanërisht në zbatimin praktik të secilës doktrine, à Brakeli përpiqet vazhdimisht të lartësojë emrin e Jezusit si emrin që Ati ka dhënë mbi çdo emër tjetër – duke mos pasur asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi (Vep. 4:12). Vilhelm a Brakeli lindi më 2 Janar të vitit 1635 në Leeuvarden, Holandë.

Ai studioi teologji në universitetet e Franekerit dhe Utreçtit dhe u ndikua veçanërisht nga mentori i tij, Gisbertus Voetius. Ai u shërbeu katër kishave në provincën e tij të lindjes të Frieslandit: në Eksmorra (1662–1665), Stavoren (1665–1670), Harlingen (1670–1673) dhe në vendlindjen e tij, kryeqytetin e Frieslandit, Leeuvarden (1673–1683). Megjithatë, koha e
qëndrimit të tij në Friesland dëshmoi të ishte një përgatitje për detyrën e madhe që Perëndia i kishte caktuar në Roterdam – shërbesa e tij i fundit dhe më e gjatë si pastor (1683–1711). Pas një shërbese të frytshme prej dyzet e nëntë vjetësh, i pëlqeu Zotit që ta merrte këtë hyjnor të shquar – të cilësuar me dashuri nga të perëndishmit si “At Brakeli” – në shtëpinë e Tij në vitin 1711, në moshën shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, që të merrte shpërblimin si një shërbëtor besnik.

E-mail
Password
Confirm Password