Description
“Prej nga vijnë bebet?” Kjo pyetje e zakonshme shpesh i lë prindërit të çuditur se çfarë duhet të thonë e kur ta thonë. Justin dhe Lindsey Holcomb e shqyrtojnë këtë pyetje të vështirë në një mënyrë thjesht të logjikshme dhe biblike. Ata i ndihmojnë prindërit të fillojnë bisedën me fëmijët e tyre mbi marrëdhënien seksuale duke iu dhënë atyre mjetet bazë për t’i udhëhequr, duke përfshirë dhe përmbajtje biblike të veçantë, si dhe mënyra të përshtatshme për moshën për të folur me fëmijët në faza të ndryshme.

