Description
Martin Luteri i ishte përkushtuar një jete varfërie dhe vetë-sakrifice. Ai shërbeu si murg, prift dhe profesor, por pavarësisht gjithë veprave të mira, brenda shpirtit të tij gëlonte një stuhi. Vetëm pasi Martini e zhyti veten në Fjalën e Perëndisë, gjeti paqe përmes Jezu Krishtit dhe drejtësimit vetëm përmes besimit. Kjo biografi e shkurtër dhe interesante, i çon lexuesit e vegjël të shkollës fillore në një udhëtim ngazëllyes përmes jetës së Martin Luterit, duke nxjerrë në dritë mënyrën se si shkrimet e tij transformuan kishën dhe më pas, botën.

