Përshkrimi
Lutuni pa pushim është një studim i shkurtër, e megjithatë i mrekullueshëm i jetës së lutjes. Me një thjeshtësi të madhe dhe stil të drejtpërdrejtë, ky libër trajton një mori temash të rëndësishme: lutje në fshehtësi, këmbëngulëse, e pavend, arrogante, e përulur, e guximshme, e vërtetë, themeli i lutjes, me gjithë zemër, falënderuese dhe e paplotësuar. Përmbyllet me një paralajmërim të fortë se çfarë ndodh kur lutja është “tepër vonë”. E shkruar në një frymë pastorale dhe përkushtim, por me ndershmëri të pashoqe dhe të thellë, vepra e Frans Bakker-it është e tejmbushur me shqyrtime të mprehta të zemrës njerëzore. Ai e nxjerr shpesh në pah vetëmashtrimin e njeriut, jo me të keq, por me anë
të shtjellimit me dhembshuri të mësimit të Shkrimit. Lutuni pa pushim na jep mësime për lutjen; gjithashtu vë në dukje nevojën tonë për
Perëndinë e hirit, të Cilit i lutemi dhe që na ndihmon të hyjmë në praninë e Tij. Të gjithë ata që e lexojnë këtë libër tërheqës dhe mjaft sfidues, do të përftojnë madhështinë e privilegjit të lutjes së të krishterit në një mënyrë të re.