Përshkrimi
Në historinë e kishës protestante, Zhan Kalvini (1509-1564) spikat si një nga teologët më të mëdhenj. Përveç Kalvinit si predikues dhe teolog biblik, kemi edhe Kalvinin si pastor. Ai nuk ishte i interesuar vetëm për mësimin e doktrinës por edhe për jetën e përshpirtmërisë që buronte nga kjo doktrinë. Për të, doktrina, adhurimi dhe jeta janë të pandara, sepse rrënja e besimit është besimi në Ungjillin.
Ky libër i vogël, por i mrekullueshëm, përshkruan zemrën e besimit biblik, parë në këndvështrimin e Kalvinit. Në pesë kapitujt e marrë nga kryevepra e tij Institutet e fesë së krishterë (1559), Kalvini bën përshkrimin e jetës së një të krishteri, me argumente shkrimore për të nxitur vetëmohimin, mbajtjen e kryqit, përsiatjen për jetën e ardhshme, përdorimin e jetës së tanishme dhe bekimet e saj.