Nuk duhet të ketë paragjykim për besueshmërinë dhe autoritetin e këtij libri sepse na qenka refuzuar nga njerëz me mendje të zvetënuara si Cerdoni dhe Marcioni, dhe që është vënë në dyshim nga njerëz me karakter më të mirë se këta, sepse të njëjtin fat kanë patur edhe pjesët e tjera të Shkrimit të shenjtë, si edhe Vetë Autori hyjnor i Shkrimit.
Nuk duhet të ketë paragjykim për besueshmërinë dhe autoritetin e këtij libri sepse na qenka refuzuar nga njerëz me mendje të zvetënuara si Cerdoni dhe Marcioni, dhe që është vënë në dyshim nga njerëz me karakter më të mirë se këta, sepse të njëjtin fat kanë patur edhe pjesët e tjera të Shkrimit të shenjtë, si edhe Vetë Autori hyjnor i Shkrimit. Vula dhe mbishkrimi i këtij libri janë me të vërtetë të shenjta dhe hyjnore, ashtu sikurse përmbajtja e tij është e përputhshme me librat e tjerë profetikë, veçanërisht me “Ezekielin” dhe “Danielin”. Kisha e Perëndisë përgjithësisht e ka pranuar atë, dhe ka gjetur këshillë të mirë dhe ngushëllim të madh në të. Që nga fillimi, kisha e Perëndisë ka qenë bekuar me profeci. Ai parashikim i shtypjes së kokës së gjarprit ishte motivi i qëndresë dhe ngulmimit gjatë epokës patriarkale. Gjithashtu, shumë profeci për Mesinë që do të vinte ishin ungjilli i Besëlidhjes së Vjetër. Krishti Vetë profetizoi për shkatërrimin e Jerusalemit, dhe aty rreth kohës që kjo u përmbush, Ai i besoi apostullit Gjon këtë libër të zbulesës, për t’ia dhënë kishës si një parashikim të ngjarjeve më të rëndësishme që do t’i
ndodhin asaj në fund të kohës, për mbështetjen e besimit të njerëzve të Tij dhe drejtimin e shpresës së tyre. Është quajtur “Zbulesa”, sepse aty Perëndia zbulon ato gjëra të cilat nuk do të mund të shoshiteshin kurrë nga arsyetimet e mendjes njerëzore, ato gjëra të thella të Perëndisë të cilat nuk i di askush, përveç Frymës së Perëndisë dhe atyre të cilëve Ai ua zbulon.
