Stili i kësaj letre është karakterizuar (si edhe disa letra të tjera) si e përgjithshme apo katolike, sepse nuk i drejtohet drejtpërsëdrejti ndonjë personi, familjeje apo kishe të veçantë, por të gjithë shoqërisë së të krishterëve të asaj kohe, të kthyer në besimin e Krishtit së fundi, qoftë prej judaizmit
Stili i kësaj letre është karakterizuar (si edhe disa letra të tjera) si e përgjithshme apo katolike, sepse nuk i drejtohet drejtpërsëdrejti ndonjë personi, familjeje apo kishe të veçantë, por të gjithë shoqërisë së të krishterëve të asaj kohe, të kthyer në besimin e Krishtit së fundi, qoftë prej judaizmit, qoftë prej paganizmit: kjo letër është dhe do të jetë, e një dobie të pandryshueshme, të qëndrueshme dhe të veçantë në kishë dhe për kishën për aq gjatë sa krishterimi, domethënë, për sa kohë që koha të ekzistojë. Qëllimi i përgjithshëm i saj është shumë i ngjashëm me atë të kapitullit të dytë të letrës së dytë të Pjetrit, që duke qenë se është shpjeguar tashmë, nuk është e nevojshme të flitet shumë mbi këtë letër. Ajo është synuar të na paralajmërojë kundër kandisësve dhe kandisjes së tyre, për të na frymëzuar me një dashuri të ngrohtë dhe një preokupim të përzemërt për të vërtetën (të vërtetë të qartë dhe të rëndësishme) dhe këtë gjë në ndërlidhje të ngushtë me shenjtërinë, që ka si karakteristikë thelbësore dhe pjesë të pandashme dashurinë, ose dashurinë vëllazërore të sinqertë dhe të paanshme. E vërteta që ne duhet ta mbajmë fort dhe për të cilën duhet të përpiqemi që të tjerët ta njohin dhe të mos largohen prej saj, ka dy karakteristika të veçanta:—është siç është e vërteta në Jezusin (Efe. iv.
21); dhe është e vërtetë sipas (ose në përputhje me) perëndishmërisë, “Titi” i. 1. Ungjilli është ungjilli i Krishtit. Ai na e ka zbuluar dhe Ai është subjekti kryesor i saj, prandaj dhe nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mësojmë prej aty gjithçka që mundemi për personin e Tij, natyrat e Tij dhe postet e Tij. Indiferenca në lidhje me këto, është e pafalshme për këdo që e quan veten të krishterë; dhe ne e dimë se prej cilit burim të vetëm duhet të nxjerrim plotësisht të gjithë njohurinë e nevojshme shpëtuese. Më tej, është po ashtu një doktrinë perëndishmërie. Çfarëdo doktrine që favorizon lakmitë e zvetënuara të njerëzve, nuk mund të jetë prej Perëndisë, cilatdo qofshin argumentet ose pretendimet e tyre. Gabimet e rrezikshme për shpirtrat e njerëzve mbinë shpejt brenda kishës. Ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë. Mirëpo e tillë ishte urtësia dhe mirësia e Provanisë sa ato filluan të shfaqeshin në mënyrë të dukshme, ndërkohë që të paktën disa nga apostujt ishin ende gjallë për t’i përgënjeshtruar dhe për të paralajmëruar të tjerët kundër tyre. Ne kemi prirjen që të mendojmë se nëse do të kishim
jetuar në kohën e tyre, do të ishim mbrojtur fuqishëm kundër orvatjeve dhe dredhive të atyre kandisësve. Gjithsesi ne kemi dëshminë dhe paralajmërimet që ata apostuj dhanë, gjë që është e mjaftueshme dhe nëse nuk do t’i besonim shkrimeve të tyre, po ashtu nuk do të kishim besuar as nuk do të kishim marrë në konsideratë fjalët e tyre nëse do të kishim jetuar mes tyre dhe të kishim folur personalisht me ta.
