Skip to content Skip to footer

Pas shumë pritjesh, dhe shumë interesimesh, tani pa dritën e botimit vëllimi i fundit i shtjellimit të klerikut të ndjerë z. henri (henry). padyshim në këtë vëllim do të dallohen disavantazhet e zakonshme që i shoqërojnë botimet pas vdekjes së autorit, por ne shpresojmë që megjithëse ka larmi dhuntish, do të shihet që është i njëjti Frymë. disa nga të afërmit dhe dëgjuesit e atij personi të shkëlqyer, janë munduar të transkriptojnë shënimet e shpejta dhe me shkurtime që kishin mbajtur nga kjo pjesë e shkrimit të shenjtë, kur shtjellohej prej tij në familjen apo në grigjën e tij. Ata na kanë ofruar materiale shumë të mira për përfundimin e kësaj vepre të madhe, dhe ne nuk dyshojmë që shërbenjësit të cilët kanë punuar me të, i kanë shfrytëzuar këto ndihmesa që mund ta kalojnë këtë përpilim për nderin e emrit të Z. henri, dhe, nëse është kështu, ata me shumë dëshirë mund të fshehin nderin e tyre. dhiata e Re mund të ndahet me shumë të drejtë në dy pjesë, në pjesën historike dhe në pjesën e letrave. ne tani paraqesim shqyrtimin e pjesës së dytë, dhe do të ofrojmë disa mendime në mënyrën e të shkruarit të letrave në përgjithësi, dhe pastaj do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje autoritetit hyjnor të këtyre letrave, bashkë me stilin, përmbajtjen, metodën dhe qëllimin e tyre, duke ia lënë atë që mund të thuhej për penëtarët e ndryshëm të frymëzuar, hyrjeve që u përkasin secilës letër të veçantë. sa për mënyrën e shkrimit të letrave, mund të mjaftojë të vëmë re që kjo ka zakonisht tre karakteristika: në disa gjëra kjo mënyrë mund të jetë më e vështirë të kuptohet, por ja që është shumë e dobishme dhe shumë e këndshme. do të shohim që këto janë pikërisht karakteristikat e këtyre letrave të shenjta. ne do të hasim gjëra jo të lehta për t’u kuptuar, sidomos në disa pjesë të tyre, ku nuk mund të zbulojmë aq mirë rastet e veçanta në të cilat u shkruan ato letra apo pyetjet dhe faktet të cilave u referohen, por kjo është kompensuar me shumicë nga përfitimi që do t’u shtohet atyre që i lexojnë ato me vëmendjen e duhur. Ata do ta shohin arsyetimin më të fortë, parashtrimet më bindëse, dhe nxitjet më të ngrohta e më të ngutshme, të gërshetuara me paralajmërime dhe qortime në kohën e duhur, të cilat janë përshtatur të gjitha shumë admirueshëm për të ngulitur në mendje parime dhe ndjenja të përshtatshme. kështu, sa shumë kënaqësi dhe ëndje duhet t’u japë kjo personave që kanë një frymë serioze dhe fetare, sidomos kur ata me mençuri dhe me besnikëri zbatojnë tek Veprat e apostujVe deri te Zbulesa vetja atë që shohin se i përshtatet rastit të tyre! kështu do të tregohet që ato janë shkruar me të vërtetë për ata, a thua se emrat e tyre ishin shkruar në krye të tyre. është e natyrshme për ne të kënaqemi shumë kur shqyrtojmë me vëmendje një letër të mençur dhe të mirë, plot me udhëzime dhe ngushëllime, të dërguar nga një mik që nuk është i pranishëm. Atëherë, si duhet ta çmojmë këtë pjesë të shkrimit të shenjtë, kur marrim parasysh këtu që perëndia dhe shpëtimtari ynë i ka shkruar këto letra për ne, në të cilat kemi gjërat e mëdha të ligjit
dhe të ungjillit të Tij, gjërat që shërbejnë për paqen tonë! Me anë të këtyre mënyrave, apostujt e shenjtë jo vetëm po flasin ende, ndonëse kanë vdekur, por Zoti i profetëve dhe i apostujve vazhdon të na flasë dhe të na shkruajë, dhe ndërkohë që i lexojmë ato me ndjenjat e duhura, dhe i ndjekim me kërkesa dhe falënderime të përshtatshme, midis qiellit dhe nesh do të ruhet një korrespondencë dhe komunikim i bekuar, ndërsa jemi ende shtegtarë në tokë. por neve na intereson të njohim veçanërisht frymëzimin dhe autoritetin hyjnor të këtyre letrave, dhe ka rëndësi shumë të madhe që mendja jonë të themelohet plotësisht në këtë. Gjithashtu, ne kemi prova të forta dhe të qarta që këto letra u shkruan nga apostujt e Zotit tonë jezus, dhe që ata (ashtu si profetët e dhiatës së vjetër) folën dhe shkruan të shtyrë nga Fryma i Shenjtë. këto letra, në të gjitha kohët e kishës, janë pranuar nga të krishterët si pjesë e atyre shkrimeve të shenjta që janë frymëzuar nga Perëndia dhe janë të dobishme për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, të cilat mund të bëjnë dikë të urtë për shpëtimin me anë të besimit në Krishtin Jezus. Ato janë pjesë e atij rregulli të përhershëm dhe të përbotshëm të besimit dhe të jetës që përmban doktrinat dhe zbulesat që e kemi për detyrë t’i besojmë me një besim hyjnor, si letra që vijnë nga perëndia i së vërtetës, dhe që përmbajnë detyra që duhen zbatuar nga ne në bindje ndaj vullnetit të perëndisë, duke njohur se ato që po na shkruhen janë urdhërime të Zotit, 1 kor. 14:37. Gjithashtu, ne duhet të pranojmë që këto janë fjala e perëndisë për të njëjtat arsye që na çojnë të pranojmë si të tilla edhe pjesët e tjera të Biblës. nëse ka arsye të vlefshme (ashtu siç ka në të vërtetë) për të besuar që librat e Moisiut u shkruan të frymëzuar nga perëndia, është e njëjta arsye për të besuar që gjithashtu shkrimet e profetëve qenë të frymëzuara nga perëndia, sepse ligji dhe profetët flasin të njëjtat gjëra, dhe gjëra të cilat nuk mund t’i jepte mësim askush përveç Frymës së shenjtë, dhe, nëse duhet të besojmë me një besim hyjnor që dhiata e vjetër është një zbulesë nga perëndia, nuk duhet (duke mos patur arsye) të vëmë në pikëpyetje autoritetin hyjnor të dhiatës së Re, kur marrim parasysh me sa saktësi përputhen historitë e njërës me profecitë e tjetrës, dhe se si tipet dhe hijet e errëta të ligjit janë ilustruar dhe përmbushur në ungjillin. Gjithashtu, asnjë person që pretendon se beson në autoritetin hyjnor të pjesës historike të dhiatës së Re, që përfshin ungjijtë dhe veprat e Apostujve, nuk mund të vërë në pikëpyetje me arsye të vlefshme autoritetin e njëjtë të pjesës së letrave, sepse tema e të gjitha këtyre letrave, si edhe e predikimeve të apostujve, është fjala e Perëndisë (Rom. 10:17; 1 The. 2:13; kol. 1:25), ungjilli i Perëndisë (Rom.  15:16; 2 kor. 11:7), dhe ungjilli i Krishtit, 2 kor. 2:12. ne jemi të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti Vetë guri i qoshes, dhe, ashtu siç shkroi Moisiu për krishtin, po kështu bënë të gjithë profetët, sepse Fryma e krishtit në ta dëshmonte për Të. Gjithashtu, apostujt konfirmuan atë çfarë krishti vetë filloi të jepte mësim, ndërsa Perëndia bashkëdëshmonte për të me anë shenjash dhe mrekullish dhe me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me të ndara dhuntish të Frymës së Shenjtë, sipas vullnetit të Tij, heb. 2:3, 4.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 4
E-mail
Password
Confirm Password