Nuk është e rëndësishme që të kërkojmë se kur dhe ku u shkrua ky ungjill. Ne jemi të sigurt se ai u dha nga Perëndia nëpërmjet frymëzimit ndaj Gjonit, vëllait të Jakobit, njërit prej dymbëdhjetë apostujve, i dalluar nga përshkrimi i lavdërueshëm: dishepulli të cilin Jezusi e donte, një nga tre të parët të më të denjëve të Birit të Davidit, të cilin Ai e mori për të qenë dëshmitar i veçimeve të Tij, veçanërisht kur u shndërrua dhe në kohën kur kaloi në agoni.
Nuk është e rëndësishme që të kërkojmë se kur dhe ku u shkrua ky ungjill. Ne jemi të sigurt se ai u dha nga Perëndia nëpërmjet frymëzimit ndaj Gjonit, vëllait të Jakobit, njërit prej dymbëdhjetë apostujve, i dalluar nga përshkrimi i lavdërueshëm: dishepulli të cilin Jezusi e donte, një nga tre të parët të më të denjëve të Birit të Davidit, të cilin Ai e mori për të qenë dëshmitar i veçimeve të Tij, veçanërisht kur u shndërrua dhe në kohën kur kaloi në agoni. Të lashtët na thonë se Gjoni jetoi më gjatë se kushdo prej dymbëdhjetë apostujve, e se qe i vetmi prej tyre që vdiq me vdekje natyrale. Të gjithë të tjerët vdiqën si martirë; e disa prej tyre thonë se ai e shkroi këtë ungjill në Efes, me kërkesë të shërbenjësve të një sërë kishash të Azisë, për të kundërshtuar herezitë e Korinthit dhe Ebionitit të cilët thonin se Zoti ynë
qe thjesht njeri. Duket se ka më shumë mundësi që ai e shkroi këtë përpara se të syrgjynosej në ishullin Patmos, sepse atje ai shkroi “Zbulesën” përmbyllja e të cilës duket e projektuar për mbylljen e kanonit të Shkrimit, dhe, nëse është kështu, ky ungjill nuk u shkrua pas tij. Për rrjedhojë, nuk mund t’u jap të drejtë atyre etërve të mëvonshëm të cilët thonë se ai e shkroi këtë ungjill gjatë kohës së syrgjynosjes, apo pas kthimit prej saj, shumë vite pas shkatërrimit të Jerusalemit kur ai ishte nëntëdhjetë vjeç tha njëri prej këtyre etërve, – kur ishte njëqind vjeç – tha një tjetër. Megjithëkëtë, është e qartë se ai shkroi i fundit ndër katër ungjilltarët, e po të krahasosh ungjillin e tij me të tyret, mund të vërejmë: 1. Se ai tregon ato që ata kanë lënë pa përmendur. Ai hedh dritë mbi pjesën e patrajtuar gjerësisht, dhe ungjilli i tij është si prapavija apo si punëtorët mbledhës pasi ai mbledh ato gjëra që korrësit e mëparshëm kanë lënë pa korrur. Po kështu, ekzistonte edhe një përmbledhje e vonë e thënieve të mençura të Salomonit (Fja. 25:1), e megjithatë, shumë e shkurtër nga ajo që ai faktikisht kishte dhënë, 1 Mbr. 4:32. 2. Që ai na jep më shumë prej misterit të asaj për të cilën ungjilltarët e tjerë na japin vetëm aspektin historik. Qe e nevojshme që në fillim të viheshin në pah çështjet faktike, gjë që u bë gjatë tregimit të atyre gjërave që Jezusi nisi edhe të bëjë edhe të mësojë, Lu. 1:1; Vep. 1:1. Por, kjo, e bërë nëpërmjet gojës së dy apo tre dëshmitarëve, Gjoni kalon tek përsosja (Heb. 6:1), pa hedhur përsëri themelin, por duke ndërtuar mbi të, duke na çuar ne më thellë brenda velit. Disa prej të lashtëve vërejnë se ungjilltarët e tjerë shkruan më shumë ta somatika— për gjërat trupore që kishin të bënin me Krishtin; ndërsa Gjoni shkruan për ta pneumatika—gjërat shpirtërore të ungjillit, për jetën e shpirtin e tij. Për këtë arsye, disa e kanë quajtur këtë ungjill çelësi i ungjilltarëve. Këtu kemi një derë e cila hapet në qiell, dhe zëri i parë të cilin dëgjojmë, thotë: Ngjituni këtu lart, ejani më lart. Disa prej të lashtëve të cilët supozonin se katër krijesat e gjalla në vizionin e Gjonit përfaqësonin katër ungjilltarët, thonë se Gjoni është shqiponja në fluturim, sepse aq lart fluturon ai, e sepse kaq qartë ai shikon në gjërat hyjnore dhe qiellore.
![](https://ngaburimiijetes.al/wp-content/uploads/2023/08/Gjoniii-213x300.jpg)