Skip to content Skip to footer

Po të mund të krahasojmë Shkrimet me njëra-tjetrën, dhe të marrim mendimin e disa prej personave të devotshëm e të përkushtuar, psalmet e Davidit në Besëlidhjen e Vjetër, dhe letrat e Palit në Besëlidhjen e Re, janë yje të një rëndësie të madhe që ndryshojnë nga yjet e tjerë për nga lavdia e tyre.

Po të mund të krahasojmë Shkrimet me njëra-tjetrën, dhe të marrim mendimin e disa prej personave të devotshëm e të përkushtuar, psalmet e Davidit në Besëlidhjen e Vjetër, dhe letrat e Palit në Besëlidhjen e Re, janë yje të një rëndësie të madhe që ndryshojnë nga yjet e tjerë për nga lavdia e tyre. I gjithë Shkrimi është vërtetë një letër e dërguar nga qielli në tokë: por në të kemi të regjistruara shumë letra të veçanta, më shumë të Palit se të ndonjë tjetri, sepse ai qe kryesori ndër apostujt, dhe punoi më shumë se të gjithë. Se vë në dyshim që aftësitë e tij natyrore, qenë shumë të zhdërvjellëta. Qe i shpejtë dhe i mprehtë në kuptimin e situatave,
shprehej rrjedhshëm dhe me elokuencë. Në çdo rast shfaqte dhembshuri dhe qe i gjindshëm e i zellshëm. Vendosmëria e tij qe jo pak e guximshme dhe e guximshme. Kjo e bënte atë, përpara kthimit të tij në besim, një përndjekës shumë të ashpër dhe të sertë, por kur njeriu i fortë dhe i armatosur u çarmatos, edhe kur ai që qe më i fortë erdhi pastaj për të ndarë plaçkën dhe shenjtëruar këto aftësi të tij, atëherë ai u bë predikuesi më i zellshëm dhe më i aftë. Asnjëherë nuk doli ndonjë më i përgatitur, as më i suksesshëm se ai për të fituar shpirtrat! Katërmbëdhjetë prej letrave të tij i kemi në kanonin e Shkrimit. Ka mundësi që përgjatë shërbesës së tij, ai shkroi shumë më tepër, gjëra të cilat mund të jenë të dobishme sa duhet për mësim, ndreqje etj., por, duke mos qenë të frymëzuara nga Perëndia, ato nuk u pranuan si shkrim kanonik, as nuk na u kaluan neve. Gjashtë letra, thuhet se janë të Palit, shkruar Senekës, dhe tetë të Senekës për Palin, për të cilat flasin disa prej të lashtëve [Sixt. Senens. Biblioth. Sanct. lib. 2] dhe janë ruajtur, por, që në shqyrtim të përciptë, ato duken të rreme dhe të falsifikuara. Letra drejtuar Romakëve vendoset e para, jo për shkak se është shkruar e para në kohë, por për shkak të epërsisë më të lartë të saj, duke qenë një prej më të gjatave dhe më të plotave nga të gjitha, dhe ndoshta për shkak të rëndësisë së vendit të cilit iu drejtua. Xhon Krisostomi (John Chrysostom) kërkonte që këtë letër t’ia lexonin dy herë në javë. Kuptohet nga disa pjesë të kësaj letre, se ajo është shkruar në vitin 56 pas Krishtit, nga Korinti, ndërsa Pali bëri një ndalesë të shkurtër atje rrugës për në Troas, “Vep.” xx. 5, 6. Ai ju lëvdoi romakëve Febën, e cila ishte një

4
shërbëtore e kishës në Kenkrea (k. xvi.), një vend që i përkiste Korintit. Ai e quan Gain mikpritësin e tij, apo njeriun tek i cili banoi (k. xvi. 23), dhe ai qe një korintas. Ai nuk qe i njëjti me Gain e Derbës, që përmendet te “Vep.” xx. Pali tani po ngjitej në Jerusalem, me paratë që i qenë dhënë për shenjtorët e varfër atje, dhe për këtë ai flet, k. xv. 26. Misteret e mëdha që trajtohen në këtë letër, vetvetiu bëjnë që të shfaqen edhe këtu ashtu sikurse në Shkrimet e tjera të Palit, shumë gjëra të errëta dhe të vështira për t’u kuptuar, “2 Pje.” iii. 16. Metoda e kësaj (ashtu si e shumë letrave të tjera) është e dukshme. Pjesa e parë e saj, njëmbëdhjetë kapitujt e parë, janë doktrinarë. Pjesa e dytë, në pesë të fundit, është e aspektit praktik, për të kthjelluar arsyetimin dhe për reformimin e jetës. Gjithashtu, mënyra më e mirë për të kuptuar të vërtetat e shpjeguara në pjesën e parë, është të qëndrojmë dhe të gëlojmë në zbatimin e detyrave të përshkruara në pjesën e fundit, sepse, nëse ndonjë njeri do të bëjë vullnetin e Tij, duhet të dijë doktrinën, “Gjoni” vii. 17.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 4
E-mail
Password
Confirm Password