Skip to content Skip to footer

Kjo letër e Palit drejtuar Titit ka pak a shumë të njëjtën natyrë me ato drejtuar Timoteut. Të dy marrësit ishin të kthyer në besim përmes Palit, dhe bashkëpunëtorë të tij në punë dhe në vuajtje.

Kjo letër e Palit drejtuar Titit ka pak a shumë të njëjtën natyrë me ato drejtuar Timoteut. Të dy marrësit ishin të kthyer në besim përmes Palit, dhe bashkëpunëtorë të tij në punë dhe në vuajtje. Të dy ishin në postin e ungjilltarit, puna e të cilëve ishte të ujitnin kishat e mbjella nga apostujt, dhe të rregullonin punët që kishin mbetur pa u bërë në to. Ata, në njëfarë mënyre, ishin në vend të apostujve, duke punuar për veprën e Zotit ashtu si ai, dhe në të shumtën, nën drejtimin e tyre, por ky nuk ishte një drejtim despotik apo autokratik, por duke pajtim me urtësinë dhe gjykimin e tyre, “1 Kor.” xvi. 10, 12. Për të njëjtin Tit ne lexojmë në shumë vende të tjera në
lidhje me titujt, karakterin, dobishmërinë e tij aktive në shumë vende. Ai ishte grek, “Gal.” ii. 3. Pali e quajti birin e vërtetë (Tit. i. 4), vëllanë e tij (2 Kor. ii. 13), bashkëpunëtorin e tij dhe shok (2 Kor. viii. 23), një që kishte ecur në të njëjtin frymë dhe në të njëjtat gjurmë me të. Ai u ngjit me apostujt në kishën e Jerusalemit (Gal. ii. 1). Ai ishte shumë i njohur në Korint ku kishte treguar kujdes për kishën atje, “2 Kor.” viii. 16. Letra e dytë e Palit drejtuar korintasve, dhe ndoshta dhe letra e parë, u dërguan nëpërmjet Titit, “2 Kor.” viii. 16-18, 23; ix. 2-4; xii. 18. Ai ishte me apostullin në Romë, dhe që atje shkoi në Dalmaci (2 Tim. iv. 10), e më pas ai nuk haset më
gjëkundi në Shkrimet. Kështu që nga këto që thamë, duket se ai nuk ishte caktuar peshkop i një vendi fiks. Nëse do të ishte i tillë, dhe në ato kohë, kisha e Korintit, ku ai punoi më shumë, do t’i kishte qenë më e përshtatshmja për të. Në Kretë (tani e quajtur Kandia, Hekatompolisi i mëparshëm, për shkak të njëqind qyteteve që ishin atje), një ishull i madh në grykë të detit Egje, ungjilli kishte futur disi këmbën; dhe këtu ishin Pali dhe Titi në një nga udhëtimet e tyre, duke kultivuar këtë plantacion, por apostulli i johebrenjve, duke pasur mbi shpatulla kujdesin për të gjitha kishat, nuk mund të qëndronte gjatë në këtë vend. Prandaj ai la Titin për ca kohë atje, për
të vazhduar punën që qe nisur, por, ndoshta, duke hasur në më shumë vështirësi se zakonisht, Pali i shkroi atij këtë letër; dhe ndoshta kjo jo më shumë për Titin se sa në interes të njerëzve, që përpjekjet e Titit, të përforcuara me këshillë dhe autoritet apostolik, të ishin më domethënëse dhe të efektshme midis tyre. Ai duhej të kujdesohej që çdo qytet të qe i pajisur me pastorë të mirë, të refuzonte të mbante jashtë të papërshtatshmit dhe të padenjët, të jepte mësim doktrinën e shëndoshë, dhe të jepte udhëzime për gjithë llojet e detyrave të tyre, të paraqiste hirin falas të Perëndisë në shpëtimin e njeriut me anë të Krishtit, dhe krahas tërë këtyre, të tregonte nevojën e vazhdimit të veprave të mira nga ata që kishin besuar në Perëndinë dhe që shpresonin për jetë të përjetshme prej Tij.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 3
E-mail
Password
Confirm Password