Kjo histori e shkurtër e punëve të brendshme të një familjeje të veçantë pason me të drejtë librin e Gjyqtarëve (ngjarjet e treguara këtu ndodhën në ditët e gjyqtarëve), dhe është po ashtu me vend që ajo t’i paraprijë librave të Samuelit, sepse në mbyllje të saj ajo bën fjalë për Davidin. Megjithatë, judenjtë, në Biblat e tyre, e ndajnë këtë nga të dy librat, dhe e bëjnë një nga pesë Megiloth-et, ose Vëllimet, që ata i vënë bashkë në fund, sipas kësaj radhe: Kënga e Këngëve, Ruthi, Vajtimet, Predikuesi dhe Esteri. Ka të ngjarë që Samueli të ishte penëtari i kësaj historie. Kjo histori nuk tregon as mrekulli as ligje, as luftëra as fitore, as revolucionet e fiseve, por fillimisht pikëllimin dhe më pas ngushëllimin e Naomit, në fillim hyrjen në besim dhe më pas lartësimin e Ruthit. Kanë ndodhur shumë ngjarje të këtilla, të cilat ndoshta mund t’i mendojmë si po aq të denja për t’u dokumentuar, por Perëndia e pa të përshtatshme të na transmetonte njohurinë e kësaj, sepse madje edhe historianët e zakonshëm mendojnë se kanë liri të zgjedhin subjektin e historisë së tyre. Synimi i këtij libri është: I. Të na udhëheqë te provania, të na tregojë se sa mirë i njeh Ai shqetësimet tona personale, dhe për të na mësuar nëpërmjet kësaj që të tregojmë kujdes që të pranojmë Perëndinë në të gjithë rrugët tona dhe në të gjithë ngjarjet që kanë lidhje me ne. Shihni “1 Sam.” ii. 7, 8; “Psa.” cxiii. 7-9. II. Për të na udhëhequr te Krishti i Cili rrodhi nga Ruthi, dhe një pjesë e gjenealogjisë së të Cilit e përmbyll librin, ku që andej është marrë te “Mat.” i. Në hyrjen e Ruthit moabites në besim, dhe futjen e saj në gjenealogjinë e Mesisë, ne kemi një tip të thirrjes së johebrenjve në kohën e duhur në bashkësinë e Jezus Krishtit, Zotit tonë. Në k. i, Kemi të dokumentuar vështirësitë e Naomit dhe Ruthit. Rastet që treguan zellin dhe përulësinë e tyre, k. ii. Hyrjen e tyre në një marrëveshje me Boazin, k. iii. Dhe rregullimin e tyre të kënaqshëm në këtë mënyrë, k. iv. Gjithashtu, le të kujtojmë që ngjarja zhvillohet në Bethlehem, qyteti ku lindi Shpenguesi ynë.
File Type:
www
Categories:
Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads:
18