Skip to content Skip to footer

Ky libër, dhe ai që e pason atë, mban si titull emrin e Samuelit, jo sepse ai ishte penëtari i tyre (me përjashtim të atyre që ndodhën në kohën e tij, deri në kapitullin e njëzetepestë të librit të parë, në të cilin kemi një dokumentim të vdekjes së tij), por sepse libri i parë fillon me një dokumentim të hollësishëm të tij, lindjen dhe fëmijërinë e tij, jetën dhe qeverisjen e tij dhe pjesa tjetër e këtyre dy vëllimeve që kanë marrë emrin e tij, përmbajnë historinë e mbretërimit të Saulit dhe Davidit, të cilët u vajosën që të dy prej tij.

Ky libër, dhe ai që e pason atë, mban si titull emrin e Samuelit, jo sepse ai ishte penëtari i tyre (me përjashtim të atyre që ndodhën në kohën e tij, deri në kapitullin e njëzetepestë të librit të parë, në të cilin kemi një dokumentim të vdekjes së tij), por sepse libri i parë fillon me një dokumentim të hollësishëm të tij, lindjen dhe fëmijërinë e tij, jetën dhe qeverisjen e tij dhe pjesa tjetër e këtyre dy vëllimeve që kanë marrë emrin e tij, përmbajnë historinë e mbretërimit të Saulit dhe Davidit, të cilët u vajosën që të dy prej tij. Gjithashtu, për shkak se historia e këtyre dy mbretërve zë pjesën më të madhe të këtyre librave, Vulgata latine i quan ata Libri i Parë dhe i Dytë i Mbretërve, dhe dy librat që pasojnë libri i Tretë dhe i Katërt, e për këtë arsye, titujt e tyre në Biblat tona në anglisht shoqërohen me një shënim: të quajtur ndryshe Libri i Parë i Mbretërve, e kështu me radhë. Septuaginta i quan ata Libri i parë dhe i dytë i Mbretërive. Është e kotë të debatosh për këtë, por nuk ka arsye për të ndryshuar nga e vërteta hebraike. Këto dy libra përmbajnë historinë e dy gjyqtarëve të fundit, Elit dhe Samuelit, të cilët nuk ishin luftëtarë si të tjerët, por priftërinj (dhe shumë nga ngjarjet e këtyre librave është një shtojcë e librit të Gjyqtarëve), dhe historinë e dy mbretërve të parë, Saulit dhe Davidit, dhe shumë nga ato janë një hyrje në historinë e mbretërve. Ato përmbajnë një pjesë të konsiderueshme të historisë së shenjtë, nganjëherë janë përmendur në Besëlidhjen e Re, dhe shpesh në titujt e Psalmeve të Davidit, të cilat, nëse vendoseshin sipas radhës, do të binin në këto
libra. Nuk dihet kush ishte penëtari i tyre. Ka të ngjarë që Samueli shkroi historinë e kohës së tij, dhe se pas tij, një nga profetët që ishin me Davidin (Ndoshta Nathani por ndoshta kushdo tjetër prej tyre) e vazhdoi atë. Ky libër i parë na jep një dokumentim të plotë të rënies së Elit dhe ngritjen dhe qeverisjen e mirë të Samuelit, k. i.-viii. Të Samuelit që heq dorë nga qeverisja dhe ngritjen të Saulit dhe keqadministrimin e tij, k. ix.-xv. Zgjedhjen e Davidit, luftërat e tij me Saulin, shkatërrimin e Saulit në fund, dhe hapjen e rrugës së Davidit për në fron, k. xvi.-xxxi. Dhe këto gjëra janë shkruar për mësimin tonë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 3
E-mail
Password
Confirm Password