Tani kemi përpara një nga pjesët më të zgjedhura dhe më të shkëlqyera të të gjithë Besëlidhjes së Vjetër; madje, kaq shumë ka në të për Krishtin dhe ungjillin e Tij, si dhe për Perëndinë dhe ligjin e Tij, saqë është quajtur koncepti, ose përmbledhja e të dyja Besëlidhjeve.
Tani kemi përpara një nga pjesët më të zgjedhura dhe më të shkëlqyera të të gjithë Besëlidhjes së Vjetër; madje, kaq shumë ka në të për Krishtin dhe ungjillin e Tij, si dhe për Perëndinë dhe ligjin e Tij, saqë është quajtur koncepti, ose përmbledhja e të dyja Besëlidhjeve. Historia e Izraelit, (me të cilën kemi kohë që merremi), nga çoi në kampe dhe këshille lufte, dhe atje na gostiti dhe udhëzoi me njohurinë e Perëndisë. Libri i Jobit na solli në shkolla dhe na serviri polemika të dobishme në lidhje me Perëndinë dhe providencën e Tij. Por ky libër na çon tek shenjtëroja, na largon nga bashkëbisedimi me njerëzit, me politikanët, filozofët apo debatuesit e kësaj bote, dhe na drejton në bashkësinë me Perëndinë, duke çlodhur dhe ofruar prehje shpirtit tonë tek Ai, duke ngritur e duke e
drejtuar zemrën tonë drejt Tij. Kështu, ne mund të jemi në mal me Perëndinë; dhe nuk e kuptojmë ato që janë në interesin tonë po qe se nuk themi: është mirë që jemi këtu. Le të shqyrtojmë: I. Titullin e këtij libri. Quhet, 1. Psalmet; me këtë titull i është bërë referencë edhe tek “Luka” xxiv. 44. Hebrenjtë e quajnë atë Tehillim, që në vetvete nënkupton Psalme lavdërimi, për shkak se shumë prej tyre janë të tilla; por Psalmet është një fjalë më e përgjithshme, me nënkuptimin e kompozimit metrik të përshtatur për t’u kënduar, të një materiali i cili mund të jetë historik, doktrinar apo përgjërues dhe lavdërues. Paçka se të kënduarit mund të jetë drejtpërdrejtë zëri i gëzimit, gjithsesi, qëllimi i këngëve ka një diapazon më të gjerë, për të ndihmuar kujtesën dhe si për të shprehur ashtu edhe për të nxitur të tëra ndjenjat të ngrohta tonat sikurse bën me atë të gëzimit.
Priftërinjtë kishin një muzë vajtimi ashtu sikurse edhe një të gëzueshme, dhe përcaktimi hyjnor i këndimit të psalmeve është synuar në këtë mënyrë të përgjithshmen; sepse ne udhëzohemi që jo vetëm të lavdërojmë Perëndisë, por edhe të mësojmë dhe qortojmë veten dhe njëri-tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, “Kol.” iii. 16. 2. Është quajtur “Libri i Psalmeve”; kështu është cituar nga Sh. Pjetrit “Veprat” i. 20. Është një përmbledhje psalmesh e të tërë psalmeve që qenë të frymëzuar në mënyrë hyjnore, që, paçka se është përbërë nga psalme të shkruara në kohë të ndryshme e me raste të ndryshme, këtu është mbledhur pa ndonjë referencë apo varësi ndaj njëri-tjetri. Këtu ato u ruajtën që të mos hapërdaheshin dhe të humbnin, dhe kështu ishin shumë më kollaj për t’u përdorur për shërbimin e kishës. Shiko se sa zotërie të mirë i shërbejmë dhe se sa kënaqësi ekziston në rrugët e mençurisë, kur na urdhërohet jo vetëm që në punën tonë të këndojmë e që na janë dhënë arsye të mjaftueshme për këtë, por që edhe na vihen fjalët në gojë e këngët na vihen të përgatitura në dorë.
