Kemi tani përpara, I. Një autor të ri, ose në fakt një shkrimtar, ose penë (nëse mund ta quajmë kështu) të përdorur nga Fryma e Shenjtë për të na bërë të njohur mendjen e Perëndisë, duke shkruar ashtu siç u shty nga gishti i Perëndisë (kështu quhet Fryma e Perëndisë), dhe ky shkrimtar është Salomoni.
Kemi tani përpara, I. Një autor të ri, ose në fakt një shkrimtar, ose penë (nëse mund ta quajmë kështu) të përdorur nga Fryma e Shenjtë për të na bërë të njohur mendjen e Perëndisë, duke shkruar ashtu siç u shty nga gishti i Perëndisë (kështu quhet Fryma e Perëndisë), dhe ky shkrimtar është Salomoni. Ky libër ka ardhur te ne me anë të dorës së tij bashkë me dy të tjerët që vijnë më pas, Predikuesi dhe Kënga e Këngëve, një predikim dhe një këngë. Disa mendojnë se ai shkroi Këngën e Këngëve kur ishte shumë i ri, Fjalët e Urta kur ishte në mesomoshë dhe Predikuesin kur ishte i moshuar. Në titullin e këngës së tij ai e quan veten thjesht Salomon, ndoshta ngaqë e shkroi para ngjitjes në fron, duke qenë i mbushur me Frymën e Shenjtë kur ishte ende i ri. Në titullin e Fjalëve të Urta ai e quan veten biri i Davidit, mbreti i Izraelit, sepse asokohe ai mbretëronte mbi Izrael. Në titullin e Predikuesit ai e quan veten, biri i Davidit, mbreti i Jerusalemit, ngaqë ndoshta asokohe ndikimi i tij ishte pakësuar tek fiset e largëta dhe ai vetë ishte më shumë i përqendruar në Jerusalem. Në lidhje me këtë autor, mund të vërejmë se: 1. Ai ishte mbret dhe biri i një mbreti. Shkruesit e Shkrimit të shenjtë deri tek Salomoni, ishin më së shumti njerëz të rangut të parë në botë, ashtu si Moisiu dhe Jozueu, Samueli dhe Davidi dhe tani Solomoni, por mbas tij, shkrimtarët e frymëzuar ishin në përgjithësi profetë të varfër, njerëz jo me pozitë në botë, sepse po afrohej ai dispensacion sipas të cilit Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra dhe të dobëta të botës për të turpëruar të urtët dhe gjërat e forta dhe se të varfrit do të përdoreshin për të ungjillëzuar.
Solomoni ishte një mbret tejet i pasur dhe zotërimet e tij ishin shumë të mëdha, një mbret i rangut më të lartë dhe prapëseprapë iu dha me mish e shpirt studimit të gjërave hyjnore dhe ishte një profet dhe biri i një profeti. Nuk është ulje qoftë edhe për princat dhe pushtetarët më të mëdhenj në këtë botë që t’u mësojnë atyre që kanë përreth fenë dhe ligjet e saj. 2. Ai ishte dikush që Perëndia e pajisi me një masë të jashtëzakonshme urtësie dhe njohurie, si përgjigje ndaj lutjeve të tij ndërsa mori fronin. Lutja e tij ishte shembullore: Më jep një zemër të urtë dhe të zgjuar. Përgjigjja që mori ishte inkurajuese: ai mori ç’ka dëshironte dhe iu shtuan të gjitha gjërat e tjera. Tani, këtu shohim se sa mirë e përdori urtësinë që Perëndia i dha. Ai, jo vetëm që drejtoi veten dhe mbretërinë e tij me të, por edhe u dha të tjerëve rregulla urtësie dhe ua përcolli brezave pasardhës. Kështu ne duhet të përdorim ato talente që na janë besuar, sipas natyrës së tyre. 3. Ai ishte njeri me të metat e veta dhe në fundin e jetës u largua nga ato rrugë të mira të Perëndisë në të cilat i kishte udhëhequr të tjerët me këtë libër. E gjejmë këtë histori të treguar te “1 Mbretërit” xi., dhe në fakt është për të ardhur keq që shkrimtari i një libri të tillë si ky të kthehej në një felëshues të tillë. Mos ia njoftoni Gathit. Por ata që janë tejet të dobishëm, le të nxjerrin mësime paralajmëruese nga kjo histori që të mos jenë krenarë ose të vetë-sigurt dhe të gjithë le të mësojnë që të mos gjykojnë keq udhëzimet e mira edhe kur i kemi nga ata që nuk jetojnë tërësisht sipas tyre.
