Skip to content Skip to footer

Ne jemi ende midis njerëzve të lumë të Salomonit, shërbëtorëve të tij të lumë, që rrinin gjithnjë para tij dhe dëgjonin urtësinë e tij; dhe ato janë ajka e gjithë shtysave të urtësisë së tij, nga ato që u dhanë më drejtpërdrejt me anë të frymëzimit hyjnor, që këtu na janë transmetuar neve, jo që të dëgjohen vetëm njëherë ashtu si nga ata, dhe pastaj rrezikonin të keqkuptoheshin apo të harroheshin, dhe me anë të përsëritjes të humbnin bukurinë e tyre, por që të lexohen, të peshohen mirë, të mendohen përsëri, dhe kujtimi i tyre të vazhdojë përjetësisht.

Ne jemi ende midis njerëzve të lumë të Salomonit, shërbëtorëve të tij të lumë, që rrinin gjithnjë para tij dhe dëgjonin urtësinë e tij; dhe ato janë ajka e gjithë shtysave të urtësisë së tij, nga ato që u dhanë më drejtpërdrejt me anë të frymëzimit hyjnor, që këtu na janë transmetuar neve, jo që të dëgjohen vetëm njëherë ashtu si nga ata, dhe pastaj rrezikonin të keqkuptoheshin apo të harroheshin, dhe me anë të përsëritjes të humbnin bukurinë e tyre, por që të lexohen, të peshohen mirë, të mendohen përsëri, dhe kujtimi i tyre të vazhdojë përjetësisht. Historia e felëshimit të Salomonit ndaj Perëndisë, që e shohim në pjesën e dytë të mbretërimit të tij (1 Mbretërve xi. 1), është pjesa tragjike e historisë së tij. Ne mund të supozojmë që ai i shqiptoi Fjalët e Urta të tij në lulen e moshës së tij, ndërsa ruante integritetin e tij, por e paraqiti librin e tij të Predikuesit kur ishte mplakur (sepse ai flet me ndjenjë për barrët dhe degradimet e moshës k. xii.), dhe me anë të hirit të Perëndisë u largua nga shkeljet e tij. Atje ai paraqiti vëzhgimet e tij; këtu ai shkruan nga përvoja e vet. Kjo është ajo që flet mosha, dhe ajo që numri i madh i viteve mëson. Titullin e librit dhe penëtarin do ta hasim në vargun e parë, dhe për këtë arsye këtu do të vërejmë vetëm: I. Që ky është një predikim, një predikim i shkruar në letër; teksti është (k. i. 2): Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi. Kjo është doktrina gjithashtu. Kjo doktrinë është vërtetuar gjerësisht me shumë argumente dhe me një hyrje me hollësira, u është dhënë përgjigje kundërshtimeve të ndryshme, dhe në mbyllje ne kemi dobishmërinë dhe zbatimin e të gjithës, në formën e një nxitjeje, që të kujtojmë Krijuesin tonë, të kemi frikë nga Ai, dhe të respektojmë urdhërimet e Tij. Në të vërtetë ka shumë gjëra në këtë libër të cilat janë të errëta dhe të vështira për t’u kuptuar, dhe disa gjëra të cilat njerëzit me mendje të prishur i shtrembërojnë për vetë humbjen e tyre, për mungesë të dallimit midis argumenteve të Salomonit dhe kundërshtimeve të ateistëve dhe epikurianëve, por në të ka edhe mjaft lehtësi dhe qartësi për të na bindur (nëse do të pranojmë të bindemi) për kotësinë e botës, dhe pamjaftueshmërinë e saj të plotë për të na bërë të lumtur, për poshtërsinë e mëkatit, dhe prirjen e tij të sigurt për të na bërë të mjerë, dhe për urtësinë e të qenit fetarë, dhe ngushëllimin e kënaqësinë e plotë që gjenden kur kryejmë detyrën ndaj Perëndisë dhe njeriut. Kjo duhet synuar në çdo predikim, dhe predikim i mirë është ai nga i cili në njëfarë mase nxirren këto pika. II. Që ky është një predikim pendese, ashtu siç disa psalme të Davidit janë psalme pendese. Ky është një predikim-mohimi, në të cilin predikuesi vajton me trishtim për marrëzinë dhe gabimin e vet që i pati premtuar vetes kënaqësi në gjërat e kësaj bote, dhe madje edhe në kënaqësitë e ndaluara të trupit, të cilat
tani ai zbulon se janë më të hidhura se vdekja. Rënia e tij është provë e dobësisë së natyrës së njeriut: I urti të mos lavdërohet me urtësinë e tij, dhe gjithashtu të mos thotë: “Nuk do të jem aq i marrë sa të bëj këtë e atë gjë”, kur Salomoni vetë, njeriu më i urtë, u bë i marrë në mënyrën më skandaloze; gjithashtu i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij, sepse pasuria e Salomonit ishte një kurth shumë i madh për të, dhe i shkaktoi më shumë dëm sesa dëmi që i shkaktoi varfëria Jobit.

Largimi i tij nga mëkati është një provë e fuqisë së hirit të Perëndisë, që kthen te Perëndia atë që është larguar shumë prej Tij. Ai është gjithashtu provë e pasurive të hirit të Perëndisë duke e pranuar atë pavarësisht mëkateve të tij shumë të rënda, në përputhje me premtimin e bërë Davidit, që nëse bijtë e tij do të kryenin shkelje ata do të ndëshkoheshin, por nuk do të braktiseshin dhe nuk do të bëheshin hasha, “2 Sam.” vii. 14, 15. Prandaj, ai që mendon se qëndron, le të shohë që të mos bjerë; dhe ai që ka rënë le të nxitojë të ngrihet përsëri, dhe të mos mërzitet me ndihmën që i ofrohet e as që e pranon situatën ku është. III. Që ky është një predikim praktik dhe i dobishëm. Pasi Salomoni u çua drejt pendimit, vendos, ashtu si i ati, t’u mësojë shkelësve rrugën e Perëndisë (Psa.
li. 13) dhe t’i paralajmërojë të gjithë të tregojnë kujdes që të mos bëhen copë-copë mbi ato gurë që kishin qenë fatalë për atë vetë. Këto ishin fryte të denja pendese. Gabimi kryesor i bijve të njerëzve, dhe ai që është në themel të gjithë largimeve të tyre nga Perëndia, është i njëjtë me atë të prindërve tanë të parë, shpresa për të qenë si perëndi duke e dëfryer veten me atë që duket e mirë për t’u ngrënë, e këndshme për sytë, dhe e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë. Tani, qëllimi i këtij libri është të tregojë që ky është një gabim i madh, që lumturia jonë konsiston jo në të qenurit si perëndi, që të kemi ç’të duam, dhe të bëjmë ç’të duam, por që të kemi Atë që na krijoi për të qenë Perëndia ynë. Filozofët moralë hodhën poshtë pjesën më të madhe të lumturisë së njeriut, apo të mirën
kryesore të tij. Ata kishin mendime të ndryshme për të; por Salomoni, në librin e tij, përcakton pyetjen, dhe na siguron që të kemi frikë nga Perëndia dhe të respektojmë urdhërimet e Tij, është tërësia e njeriut. Ai provoi kënaqësinë që mund të gjendej në pasurinë e botës dhe në kënaqësitë e trupit, dhe në fund i shpalli të gjitha të kota dhe kërkim për të kapur erën; megjithatë mori njerëzish nuk e dëgjojnë fjalën e tij, por do të ndërmarrin të njëjtin eksperiment të rrezikshëm, dhe kjo del fatale për ta. Ai: 1. Tregon kotësinë e atyre gjërave tek të cilat njerëzit zakonisht kërkojnë lumturinë, si mësimi dhe mençuria njerëzore, kënaqësitë trupore, nderi dhe pushteti, pasuritë dhe pronat e mëdha. Dhe pastaj: 2. Ai jep ilaçin kundër kërkimit për të kapur erën që i shoqëron ato. Megjithëse ne nuk mund t’i shërojmë ato nga kotësia e tyre, ne mund të parandalojmë telashin që na shkaktojnë, duke qenë indiferentë ndaj tyre, duke i shijuar ato me qetësi, por duke pasur pritje të ulëta prej tyre, dhe duke pranuar vullnetin e Perëndisë për ne në çdo rast, sidomos duke kujtuar Perëndinë në ditët e rinisë tonë, dhe duke vazhduar në frikën dhe shërbimin e tij në gjithë ditët tona, duke pasur parasysh gjykimin e ardhshëm.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 1
E-mail
Password
Confirm Password