Skip to content Skip to footer

I. Tani kemi përpara dymbëdhjetë profetët e vegjël, të cilët disa nga të lashtët, duke vlerësuarlibrat e Besëlidhjes së Vjetër, i vendosën të gjithë bashkë, dhe i konsideruan si një libër i vetëm. Ata janë quajtur profetët e vegjël, jo sepse shkrimet e tyre kanë më pak autoritet apo dobishmëri sesa ato të profetëve të mëdhenj

I. Tani kemi përpara dymbëdhjetë profetët e vegjël, të cilët disa nga të lashtët, duke vlerësuarlibrat e Besëlidhjes së Vjetër, i vendosën të gjithë bashkë, dhe i konsideruan si një libër i vetëm. Ata janë quajtur profetët e vegjël, jo sepse shkrimet e tyre kanë më pak autoritet apo dobishmëri sesa ato të profetëve të mëdhenj, apo a thua se këta profetë vlerësoheshin më pak nga Perëndia apo mund të vlerësoheshin kështu nga ne në krahasim me të tjerët, por vetëm sepse ata janë më të shkurtër, dhe me më pak lëndë sesa të tjerët. Ne kemi arsye të mendojmë që këta profetë predikuan po aq shumë sa të tjerët, por që nuk shkruan dhe aq shumë, dhe gjithashtu shumë nga predikimet e tyre nuk janë dokumentuar. Shumë profetë të shkëlqyer të cilët ishin shumë të dobishëm në kohën e
tyre, nuk shkruan asgjë, dhe të tjerë shkruan vetëm pak. Po kështu, në kishën e krishterë ka pasur shumë kandila që digjeshin e ndriçonin, të cilët nuk janë njohur nga pasardhësit për mungesë shkrimesh nga ana e tyre, e megjithatë nuk ishin aspak më poshtë në dhunti, në mirësi dhe në shërbim ndaj brezit të tyre, sesa ata që janë të njohur; dhe disa që kanë lënë pas tyre vetëm pak, dhe nuk bëjnë figurë të madhe midis autorëve, ishin po aq njerëz të vlefshëm sa edhe shkrimtarët më të vëllimshëm. Jozefusi thotë që këta dymbëdhjetë profetë të vegjël u vendosën në një vëllim nga njerëz të sinagogës së madhe në kohën e Ezdras, nga ku supozohet që tre profetët e fundit të këtyre dymbëdhjetë profetëve ishin vetë anëtarë të këtij grupi njerëzish të ditur dhe të përshpirtshëm. Këto janë ato që mbetën nga pjesët e shpërndara të Shkrimit të frymëzuar. Studiuesit e lashtësisë vlerësojnë fragmenta veterum—fragmentet e antikitetit. Këto janë fragmente të profecisë, që janë mbledhur me kujdes nga Providenca hyjnore dhe nga kujdesi i kishës, që të mos humbiste asgjë, ashtu si letrat e shkurtra të Shën Palit pas letrave të gjata të tij. Biri i Sirakut flet për këta dymbëdhjetë profetë me nderim, duke iu referuar si njerëz që e ngushëlluan Jakobin, “Libri i
Sirakut” xlix. 12. Nëntë nga këta profetë profetizuan para robërisë, ndërsa tre të fundit pas kthimit të judenjve në vendin e tyre. Ka mënyra të ndryshme për renditjen e këtyre librave. Ne i vendosim ato ashtu siç bënin hebrenjtë e lashtë, dhe të gjithë bien dakord të vendosin Osean të parin, por lashtësia e librave nuk ka shumë rëndësi. Kështu, nëse do të duam t’i vendosim sipas vjetërsisë, për disa prej tyre nuk do të jemi të sigurt për datën e saktë kur u shkruan. II. Ne kemi përpara profecinë e Oseas, i cili ishte i pari nga të gjithë profetët që shkruan, duke qenë se doli disi para kohës së Isaias. Të lashtët thonë që ai ishte nga Beth-Shemeshi, dhe nga fisi i Isakarit. Ai vazhdoi shumë gjatë si profet. Judenjtë llogaritin që ai profetizoi pothuaj nëntëdhjetë vjet, kështu që (sipas Jeromit), ai profetizoi për shkatërrimin e mbretërisë së dhjetë fiseve kur kjo qe ende shumë larg, dhe qe gjallë aq sa e pa dhe vajtoi vetë për të, dhe për ta shfrytëzuar atë kur ai mori fund, për të paralajmëruar mbretërinë e saj simotër. Suaza e kësaj profecie është të zbulojë mëkatin, dhe të denoncojë gjykimet e Perëndisë kundër një populli që nuk donte të reformohej. Stili është shumë përmbledhës dhe i hollësishëm, përtej çdo profeti tjetër, dhe në disa vende ai duket se është si libri i “Fjalëve të Urta”, pa lidhje mes pasazheve përbërëse, dhe më tepër duhet të quhet thëniet e Oseas sesa predikimet e Oseas. Nganjëherë një fjalë e urtë me peshë mund të shërbejë më shumë sesa një ligjëratë e ngarkuar. Hueti vëren që shumë pasazhe në profecitë e Jeremias dhe të Ezekielit duket se i referohen, dhe janë huazuar nga, profeti Osea, i cili shkroi shumë kohë para tyre. ashtu si “Jer.” vii. 34; xvi. 9; xxv. 10; dhe “Eze.” xxvi. 13, shprehin të njëjtën gjë me “Osea” ii. 11; po kështu “Eze.” xvi. 16, është marrë nga “Osea” ii. 8. Dhe atë premtim që ata do t’i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, “Jer.” xxx. 8, 9. “Eze.” xxxiv. 23, Osea e kishte më parë, k. iii. 5. Dhe “Eze.” xix. 12 është marrë nga “Osea” xiii. 15. Kështu, një profet konfirmon dhe mbështet me dëshmi një tjetër; dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password