Skip to content Skip to footer

Jemi krejt të pasigurt mbi periudhën se kur ky profet profetizoi. Gjasat janë që të ketë qenë në të njëjtën kohë me profetizimin e Amosit, dhe kjo, jo për arsyen që jep një rabin, sipas të cilit “ngaqë Amosi e fillon profecinë e tij me fjalët që Joeli e përfundon të vetën

Jemi krejt të pasigurt mbi periudhën se kur ky profet profetizoi. Gjasat janë që të ketë qenë në të njëjtën kohë me profetizimin e Amosit, dhe kjo, jo për arsyen që jep një rabin, sipas të cilit “ngaqë Amosi e fillon profecinë e tij me fjalët që Joeli e përfundon të vetën, Zoti do të vrumbullojë nga Sioni,” por për arsyen që jep Dr. Llajtfëti (Lightfoot), “sepse ai flet për të njëjtat gjykime me karkalecë, thatësirë dhe zjarr, për të cilat Amosi vajton, gjë që nënkupton se janë bashkëkohorë,
Amosi në Izrael dhe Joeli në Judë. Osea dhe Obadia profetizuan në të njëjtën periudhë dhe po ashtu duket se Amosi profetizoi në kohën e Jeroboamit, mbretit të dytë të Izraelit, “Amos” vii. 10. Perëndia dërgoi një sërë profetësh, në mënyrë që të inkurajonin njëri tjetrin dhe që çdo gjë të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve. Në këtë profeci, I. Përshkruhen shkatërrimet e sjella nga një mori insektesh të dëmshëm, k. i. dhe pjesërisht k. ii. II. Popullit i bëhet thirrje për pendim, k. ii. III. Bëhen premtime për rikthimin e mëshirës mbas pendimit të tyre (k. ii.), dhe premtime po ashtu për derdhjen e Frymës në ditët e fundit. IV. Kauza e popullit të Perëndisë parashtrohet parashtrohet kundër armiqve të tyre me të cilët Perëndia do t’i qëronte hesapet në kohën e duhur (k. iii.), dhe po
ashtu fliten gjëra të lavdishme për ungjillin, Jerusalemin dhe begatinë e tij të përhershme.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password