Skip to content Skip to footer

Titujt e pesë librave të Moisiut, të cilët ne i përdorim në Biblat tona, janë huazuar të gjithë prej përkthimit në gjuhën greke të të “Shtatëdhjetëve”, versionit më të lashtë të Besëlidhjes së Vjetër që njohim.

Titujt e pesë librave të Moisiut, të cilët ne i përdorim në Biblat tona, janë huazuar të gjithë prej përkthimit në gjuhën greke të të “Shtatëdhjetëve”, versionit më të lashtë të Besëlidhjes së Vjetër që njohim. Gjithsesi, titulli i këtij libri është i vetmi që përkthejmë në anglisht. Të gjitha të tjerat i lemë në vetë gjuhën greke. Arsyes së këtij dallimi, nuk ia di shkakun, përveçse që përkthyesit nga latinishtja kanë bërë përgjithësisht të njëjtën gjë. Përndryshe ky libër mund edhe të ishte quajtur Arithmoi (titulli që ka në greqisht), sikurse u quajt i pari Zanafilla (Gjeneza), dhe i dyti Eksodi; ose këta mund edhe të ishin përkthyer, dhe quajtur, i pari Brezat, ose Origjinali, i dyti Dalja, ose Arratisja, sikurse ky është quajtur Numrat. Këtij libri iu vu ky emër për shkak të numrit të fëmijëve të Izraelit, kaq shpesh të përmendur në këtë libër, dhe kaq të denjë për t’i dhënë titullin atij, sepse kjo ishte përmbushja e famshme e premtimit të Perëndisë bërë Abrahamit, që pasardhja e tij do të shumohej si yjet e qiellit. Kjo lidhet edhe me dy numërimet e tyre. Njëri në malin Sinai (k. i.), tjetri në fushat e Moabit, tridhjetë e nëntë vite më pas, k. xxvi. Nuk kishte as tri njerëz gjithësej që të ishin në numërimin e fundit, nga ata që ishin në të parin. Libri ndahet pothuajse në mënyrë të barabartë midis historive dhe ligjeve, të ndërthurura.

Këtu kemi: I. Historitë e numërimit dhe rreshtimit të fiseve (k. i.-iv.), kushtimin e altarit dhe levitëve (k. vii. viii.), marshimin e tyre (k. ix. x.), murmuritjen dhe mosbesimin e tyre, për çka u dënuan të endeshin dyzetë vite në shkretëtirë.(k. xi.-xiv.), rebelimin e Koreut (k. xvi. xvii.), historinë e vitit të fundit nga të dyzetë (k. xx.-xxvi.), pushtimin e Madianit, dhe ngulimin e dy fiseve (k. xxxi. xxxii.), me një përshkrim të udhëtimeve të tyre, k. xxxiii. II. Ligje të ndryshme rreth nazarenasve, etj. (k. v. vi.), dhe sërish rreth detyrës së priftërinjve, etj. (k. xviii. xix.), festave (k. xxviii. xxix.), dhe betimeve (k. xxx.), dhe në lidhje me vendosjen e tyre në Kanaan, k. xxvii. xxxiv. xxxv. xxxvi.. Një përmbledhje ndër të shumtat e këtij libri e gjejmë me pak fjalë te “Ps.” xcv. 10, Për dyzet vjet e pata
neveri atë brez. Dhe një zbatim të saj për veten tonë te “Heb.” iv. 1, Le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet mbrapa. Shumë kombe të konsiderueshme ishin tanimë në ekzistencë atje, që banonin në shtete dhe qytete të fortifikuara, për të cilat nuk thuhet gjë dhe nuk ka asnjë shënim në historinë e shenjtë, por janë mbajtur dokumentime shumë të sakta të punëve të një dorë njerëzish, që jetonin në çadra, dhe endeshin në mënyrë të çuditshme në shkretëtirë, sepse ata ishin fëmijë të besëlidhjes. Meqenëse pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 5
E-mail
Password
Confirm Password