Në tërë këtë libër të Levitikut, nuk ka asgjë historike përveç përshkrimit që na jepet për shenjtërinë e priftërisë (k. viii.-ix.), për dënimin e Nadabit dhe Abihut, nga dora e Perëndisë, për ofrimin e zjarrit të palejueshëm (k. x), dhe të birit të Shelomithit, nga dora e magjistratëve, për blasfemi (k. xxiv). Gjithë pjesa tjetër e librit është e zënë me ligjet, kryesisht me ligjet kishtare, që Perëndia i dha Izraelit me anë të Moisiut, për flijimet dhe ofertat e tyre, ushqimet dhe pijet e tyre, larjet e ndryshme, dhe veçantitë e tjera me anë të të cilave Perëndia e ndau këtë popull për Veten, dhe i veçoi ata nga kombet e tjera, ku të gjitha ishin hije e atyre që kishin për të ardhur, të cilat u realizuan dhe zëvendësuan nga ungjilli i Krishtit. Ne e quajmë librin Levitiku duke u bazuar tek Septuaginta, sepse përmban ligjet dhe ordinancat e priftërisë levitike (siç është quajtur tek “Heb.” vii. 11), dhe shërbimet e saj. Levitët ishin ata që qenë ngarkuar më së shumti me këto institucione, për të bërë pjesën e tyre dhe për t’i mësuar popullit pjesën e vet. Në mbyllje të librit të mëparshëm, ne lexojmë për ngritjen e tabernakullit, i cili duhej të ishte vendi i adhurimit; dhe, ashtu si ai ishte skicuar sipas modelit, kështu duhet të jenë edhe ordinancat e adhurimit, që duheshin administruar atje. Në këto, caktimi hyjnor ishte aq i hollësishëm sa edhe në të ndërtimin e tabernakullit, dhe duhet zbatuar me po aq përpikëri. Dokumentimi i mbetur i këtyre ligjeve të shfuqizuara, është i dobishëm për ne, për forcimin e besimit tonë në Jezus Krishtin, si Qengji, që është therur që nga krijimi i botës, dhe për rritjen e mirënjohjes tonë ndaj Perëndisë, që me anë të Tij na liroi nga zgjedha e ligjit ceremonial, dhe që jetojmë në kohët e ndryshimit.
File Type:
www
Categories:
Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads:
8