Skip to content Skip to footer

KY libër është pak a shumë përsëritje e historisë dhe e ligjeve që përmbajnë tri librat pararendës, një përsëritje që Moisiu ia paraqiti Izraelit (edhe gojarisht që të kishin ndikim, edhe me shkrim që të zinte vend mirë), pak para se të vdiste.

KY libër është pak a shumë përsëritje e historisë dhe e ligjeve që përmbajnë tri librat pararendës, një përsëritje që Moisiu ia paraqiti Izraelit (edhe gojarisht që të kishin ndikim, edhe me shkrim që të zinte vend mirë), pak para se të vdiste. Nuk ka asnjë histori të re në këtë libër përveç asaj të kapitullit të fundit që bën fjalë për vdekjen e Moisiut, e me sa duket, nuk ka as ndonjë zbulesë të re për Moisiun dhe për rrjedhojë, këtu stili i shkrimit nuk është si më parë me shprehjen: Zoti i foli Moisiut, duke thënë. Por ligjet e mëparshme përsëriten e komentohen, shpjegohen e zgjerohen dhe disa urdhërime të veçanta u shtohen atyre, me arsyetime të shumta për zbatimin e tyre. Në këtë gjë Moisiu u frymëzua e u ndihmua në mënyrë hyjnore, kështu që kjo është po aq besnikërisht fjala e Zotit me anë të Moisiut sa ajo që iu kumtua atij me një zë të dëgjueshëm nga çadra e mbledhjes, “Lev.” i. 1. Përkthyesit grekë e quajnë Deuteronomi, që do të thotë ligji i dytë, ose një botim i dytë i ligjit, jo me ndryshime, sepse nuk kishte nevojë për ndonjë ndryshim, por me shtesa, për udhëzimin e mëtejshëm të popullit në çështje të ndryshme të papërmendura më parë. Tani, I. Kjo përsëritje e tillë i shërbente shumë nderimit të ligjit hyjnor. Sa të mëdha ishin gjërat e atij ligji që nguliteshin kështu dhe sa të pajustifikueshëm do të ishin ata që këto ligje i konsideruan si një gjë e çuditshme! “Osea” viii. 12. II. Për përsëritjen e ligjit tani mund të ketë një arsye të veçantë. Njerëzit e atij brezi të cilit iu dha fillimisht ligji, tashmë kishin vdekur të tërë dhe një brez tjetër i kishte zënë vendin, të cilit Perëndia deshi t’ia përsëriste ligjin me anë të vetë Moisiut, që nëse do të ishte e mundur, të linte një mbresë më të thellë në ta.

Tani, që ata do të shkonin të shtinin në dorë vendin e Kanaanit, Moisiu duhet t’u lexonte pikat e marrëveshjes, që ata të dinin në cilat kushte e rrethana do të mbanin e gëzonin atë vend dhe të mund të kuptonin se ata ishin në atë tokë për shkak të sjelljes së tyre të mirë në të. III. Do të ishte me shumë dobi për popullin t’i kishte ato pjesë të ligjit të mbledhura e të vendosura kështu tok, të cilat u interesonin drejtpërdrejt atyre dhe veprimtarisë së tyre, sepse ligjet që kishin të bënin për priftërinjtë e levitët dhe kryerjen e detyrave të tyre, nuk përsëriten. Fakti që ato ishin dhënë njëherë, ishte i mjaftueshëm për ta. Por si shenjë dhembshurie ndaj dobësive të popullit, ligjet e interesit të përbashkët jepen edhe një herë tjetër. Sepse ka një urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, “Isa.” xxviii. 10. Të vërtetat e mrekullueshme e të nevojshme të ungjillit, duhet të nguliten shpesh te populli me anë të shërbenjësve të Krishtit. Për mua nuk është e rëndë t’ju shkruaj të njëjtat gjëra, (thotë Pali, “Fil.” iii. 1) po për ju është siguri. Atë gjë që Perëndia e ka thënë një herë, ne duhet ta dëgjojmë dy herë, ta dëgjojmë shumë herë dhe ta kuptojmë e ta respektojmë siç duhet. Ky libër i Ligjit të Përtërirë, u madhështua e u nderua në tri mënyra: 1. Mbreti duhet të shkruante një kopje të tij me dorën e vet dhe ta lexonte të gjitha ditët e jetës së vet, k. xvii. xviii. xix. 2. Duhet të shkruhej mbi gurë të mëdhenj të lyer me gëlqere, kur të kapërcenin lumin Jordan, k. xxvii. 2, 3. 3. Duhet të lexohej publikisht çdo vit të shtatë, në festën e tabernakujve, nga priftërinjtë, që të dëgjoheshin nga i gjithë Izraeli, k. xxxi. 9, etj. Ungjilli është një tip Ligji i Përtërirë, një ligj i dytë, një ligj ndreqës, një ligj frymëror, një ligj besimi. Me anë të tij ne jemi nën ligjin e Krishtit dhe është një ligj që bën të përkryer ata që i afrohen.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 3
E-mail
Password
Confirm Password