Ky libër vazhdon historinë e të kthyerve nga robëria, pra judenjve të ngratë të cilët ishin kthyer së fundi nga Babilonia në vendin e tyre. Në këtë kohë, po lulëzonte me pompozitet dhe pushtet të madh jo vetëm monarkia persiane, por edhe Greqia dhe Roma filluan të fuqizoheshin dhe të spikatnin.
Ky libër vazhdon historinë e të kthyerve nga robëria, pra judenjve të ngratë të cilët ishin kthyer së fundi nga Babilonia në vendin e tyre. Në këtë kohë, po lulëzonte me pompozitet dhe pushtet të madh jo vetëm monarkia persiane, por edhe Greqia dhe Roma filluan të fuqizoheshin dhe të spikatnin. Për punët e këtyre vendeve të mëdha dhe të fuqishme tregimet autentike nuk i kanë rezistuar kohës për të mbërritur deri në ditët tona, por historia e shenjtë dhe e frymëzuar na njeh me vetëm gjendjen e judenjve dhe nuk përmend kombet e tjera veçse kur Izraeli i Perëndisë kishte për të bërë diçka me ta: sepse pjesa e Zotit është populli i Tij. Ata janë thesari i Tij i veçantë dhe në krahasim me ta, pjesa tjetër e botës është veç si një orendi e vjetër. Për mendimin tim, shkruesi
Ezdra dhe Nehemia qeveritari, edhe pse asnjëri prej tyre nuk mbajtën ndonjëherë kurorë, nuk komanduan ndonjëherë ushtri, e as mposhtën ndonjëherë ndonjë komb, nuk ishin të famshëm për filozofi ose oratori, prapëseprapë, të dy ata, duke qenë njerëz të perëndishëm dhe të cilët ishin të përkushtuar në lutje, si dhe duke i bërë shumë shërbime në kohën e tyre kishës së Perëndisë dhe interesave të fesë, ishin në të vërtetë njerëz më të mëdhenj dhe më të nderuar, jo vetëm se konsujt apo diktatorët romakë, por edhe se Ksenofoni, Demosteni ose vetë Platoni, të cilët jetuan në të njëjtën kohë me ta, që ishin stolitë e shndritshme të Greqisë. Një tregim të plotë në këtë libër, kemi për veprimtarinë e Nehemisë në përparimin e rivendosjes së Izraelit, me vetë komentet dhe kujtimet e tij, ku ai mban shënim jo vetëm punët e duarve të tij, por edhe punët e zemrës së tij, në administrimin e çështjeve publike, duke futur në histori shumë përsiatje dhe mendime të tij, gjë që nxjerr në pah se mendja e tij qe shumë e prirur për një përshpirtshmëri serioze dhe janë të veçanta për të shkruarit e tij. Për dymbëdhjetë vjet, nga mosha njëzet vjeç (k. i. 1) deri në moshën tridhjetedy vjeçare (k. xiii. 6), ai ishte guvernator i Judesb, nën mbretin e Persisë Artakserkses, për të cilin Dr. Llajtfëti (Lightfoot) supozon se është po i njëjti Artakserks nga i cili Ezdra mori mandatin e tij. Ky libër tregon: I. Shqetësimin e Nehemisë për Jerusalemin dhe mandatin që mori nga mbreti për të shkuar atje, k. i., ii. II. Ndërtimin e murit të Jerusalemit pavarësisht kundërshtimit që hasi, k. iii., iv. III.
Zgjidhjen e ankesave të popullit, k. v. IV. Përfundimin e murit, k. vi. V. Regjistrimin e popullit, k. vii. VI. Solemnitetet fetare të leximit të ligjit, të agjërimit dhe lutjes dhe thirrja që i bën popullit që të përtërinin besëlidhjet e tyre (k. viii.-x.). VII. Kujdesin që tregoi për ripopullimin e qytetit të shenjtë dhe vendosjen e fisit të shenjtë, k. xi., xii. VIII. Zellin e tij në reformimin e disa padrejtësive, k. xiii. Disa e quajnë këtë libër libri i dytë i Ezdrës, jo ngaqë ai ishte shkruesi i tij, por sepse është vazhdimi i historisë së librit të mëparshëm, me të cilin është i lidhur, var. 1). Ky ishte libri i fundit historik që u shkrua, ashtu si edhe “Malakia” ishte libri i fundit profetik i Besëlidhjes së Vjetër.
