Skip to content Skip to footer

Se si provania e Perëndisë u kujdes për judenjtë që ishin kthyer nga robëria në vendin e tyre dhe gjërat e mëdha dhe të mira që u bënë për ta, këto i lexojmë në dy librat e mëparshëm.

Se si provania e Perëndisë u kujdes për judenjtë që ishin kthyer nga robëria në vendin e tyre dhe gjërat e mëdha dhe të mira që u bënë për ta, këto i lexojmë në dy librat e mëparshëm. Megjithatë, kishte shumë nga ata që qëndruan prapa, duke mos pasur zell të mjaftueshëm për shtëpinë e Perëndisë, tokën dhe qytetin e shenjtë, jo aq sa për t’u dhënë zemër në vështirësitë e një zhvendosjeje të tyre atje. Këta, mund të mendohet se duhet të ishin përjashtuar nga mbrojtja e veçantë e Providencës, duke u konsideruar të padenjë të quheshin izraelitë, por Perëndia ynë nuk merret me ne sipas marrëzisë dhe dobësisë sonë. Ne gjejmë në këtë libër se edhe për ata hebrenj që ishin shpërndarë në krahinat e kombeve, u tregua kujdes, si dhe ata që ishin mbledhur në tokën e Judesë dhe edhe ata u ruajtën mrekullisht, pavarësisht se u dënuan me shkatërrim dhe u caktuan si dele për tek kasapi. Se kush e ka hedhur në kartë këtë histori, kjo nuk dihet me siguri. Mardokeu ishte po aq i aftë sa çdo njeri të tregonte, sipas njohurisë së tij, disa pasazhe të saj; quorum pars magna fuit-sepse ai kishte luajtur një pjesë të dukshme në të. Gjithashtu, ai shkroi një tregim të tillë siç ishte e nevojshme për të informuar popullin e tij për arsyet e kremtimit të festës së Purimit, dhe
na thuhet (k. ix. 20, Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë judenjve), dhe për rrjedhojë, kemi arsye të mendojmë se është pikërisht ai që e shkroi të tërë këtë libër. Ai bën fjalë për komplotin e thurur kundër judenjve me qëllim shfarosjen e plotë të tyre, por që u prish në mënyrë të mrekullueshme nga një bashkëveprim providencash. Shtjellimi më i përmbledhur i saj do ishte të lexohej qëllimisht njëherësh, sepse ngjarjet e mëvonshme shtjellojnë të mëparshmet dhe tregojnë se çfarë synimi kishte providenca në rrjedhën e tyre.

Emri i Perëndisë nuk gjendet në këtë libër; por shtesa apokrifike ndaj saj (që nuk është në hebraisht, e as që u pranua ndonjëherë nga judenjtë në kanon), përmban gjashtë kapituj e fillon kështu: Pastaj Mardokeu tha: Perëndia ka bërë këto gjëra. Por edhe pse emri Perëndi nuk është në të, gishti i Perëndisë është, dhe ne e vërejmë duke orkestruar shumë ngjarje deri në hollësi me qëllim çlirimin e popullit të Tij. Hollësitë jo vetëm që janë befasuese dhe shumë interesante, por edhe ndërtuese dhe shumë inkurajuese për besimin dhe shpresën e popullit të Perëndisë në kohët më të vështira dhe të rrezikshme. Ne nuk mund të presim tani që mrekulli të tilla të kryhen për ne siç u kryen për Izraelin kur ata u nxorën nga Egjipti, por ne mundet që të presim në mënyra të tilla siç përdori Perëndia këtu për të prishur komplotin e Hamanit, Ai do të vazhdojë ta mbrojë popullin e Tij. Na është thënë: I. Si Esteri arriti të bëhej mbretëreshë dhe Mardoku që të ishte i madh në oborrin mbretëror ku do të përdorej për çlirimin e synuar, k. i., ii. II. Mbi ç’provokim e me ç’dredhi, Haman amalekti përfitoi një urdhër për shkatërrimin e të tërë judenjve, k. iii. III. Ankthin e madh në të cilin judenjtë dhe veçanërisht patriotët e tyre u gjendën, k. iv. IV. Prishja e komplotit specifik të Hamanit kundër jetës së Mardokeut, k. v.-vii. V. Prishja e planit të tij të përgjithshëm kundër judenjve, k. viii. VI. Kujdesi që u tregua për të përjetësuar kujtimin e kësaj, k. ix., x. E tërë kjo histori konfirmon vërejtjen e psalmistit (Ps. xxxvii. 12, 13), I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij. Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password