Skip to content Skip to footer

Kisha judaike shfaq një fytyrë krejt tjetër në këtë libër nga sa kishte shfaqur. Gjendja e saj është shumë më e mirë, dhe më e këndshme, sesa ishte pak kohë më parë në Babiloni, e megjithatë shumë më e dobët nga sa kishte qenë shumë më parë.

Kisha judaike shfaq një fytyrë krejt tjetër në këtë libër nga sa kishte shfaqur. Gjendja e saj është shumë më e mirë, dhe më e këndshme, sesa ishte pak kohë më parë në Babiloni, e megjithatë shumë më e dobët nga sa kishte qenë shumë më parë. Kockat e thata këtu marrin përsëri jetë, por në trajtë shërbëtori; zgjedha e robërisë së tyre është hequr, por shenjat e saj në zverkun e tyre të nxirë, mbeten aty. Ne nuk dëgjojmë më për mbretër; Kurora kishte rënë nga koka e tyre. Ata janë bekuar me profetë, për t’i drejtuar në rithemelimin e tyre, por, pas pak kohe, profecia resht mes tyre, derisa shfaqet Profeti i madh, dhe pararendësi i Tij. Historia e këtij libri është përmbushja e profecisë së Jeremias për kthimin e judenjve nga Babilonia në fund të shtatëdhjetë viteve, dhe një tip i përmbushjes së profecive të Zbulesës për çlirimin e kishës së ungjillit nga Babilonia e Besëlidhjes së Re. Ezdra ruajti dokumentimet e atij revolucioni të madh dhe ia transmetoi ato kishës në këtë libër. Emri i tij do të thotë ndihmës; dhe i tillë ishte ai për atë popull. Ne do të gjejmë një raport të veçantë për të në k. vii., ku ai vetë del në skenë. Libri na jep një raport: I. Të kthimit të judenjve nga robëria, k. i., ii. II. Të ndërtimit të tempullit, kundërshtimin që kjo gjë hasi, e megjithatë përfundimin e tij në fund, k. iii.-vi. III. Të ardhjes së Ezdras në Jerusalem, k. vii., viii. IV. Të shërbimit të mirë që ai bëri atje, duke i detyruar ata që ishin martuar me gra të huaja që t’i ndanin ato, k. ix., x. Ky fillim përsëri i kombit Jude ishte modest, megjithatë më vonë u shtua shumë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'