Skip to content Skip to footer

EMRI i këtij profeti do të thotë ngushëllues, sepse të gjithë profetëve iu dha një urdhër: Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, dhe madje edhe ky profet, megjithëse i kapluar plotësisht sepse duhet të parashikojë shkatërrimin e Ninivesë, që shpall tmerr për asirët, madje edhe në këtë

EMRI i këtij profeti do të thotë ngushëllues, sepse të gjithë profetëve iu dha një urdhër: Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, dhe madje edhe ky profet, megjithëse i kapluar plotësisht sepse duhet të parashikojë shkatërrimin e Ninivesë, që shpall tmerr për asirët, madje edhe në këtë, është ngushëllues për dhjetë fiset e Izraelit, të cilët, ka gjasa që ishin çuar tani vonë si robër në Asiri. Nuk dihet fare në ç’kohë jetoi dhe profetizoi ai, por ka shumë gjasa që jetoi në kohën e Ezekias, dhe profetizoi kundër Ninivesë, pas robërisë së Izraelit nga mbreti i Asirisë, që ndodhi në vitin e nëntë të Ezekias, dhe përpara se Senakeribi të pushtonte Judën, që ndodhi në vitin e katërmbëdhjetë të Ezekias, sepse supozohet që kapitulli i parë i referohet asaj përpjekjeje, dhe disfatës së saj, si dhe
ka gjasa që kjo u përçua pak përpara kësaj, për inkurajimin e popullit të Perëndisë në atë ditë shkatërrimi dhe ngurrimi. I dituri Huetius hamendëson që dy kapitujt e tjerë të këtij libri u përçuan nga Nahumi disa vite më pas, ndoshta në mbretërimin e Manasit, dhe kronologjitë e judenjve e vendosin përgjithësisht atë në atë mbretërim, disi afër kohës kur u pushtua Niniveja, dhe kur monarkia e Asirisë u tkurr nga Ciaksari dhe Nebukadnetsari, ca kohë pas robërisë së parë të Judës. Ka gjasa që Nahumi profetizoi gojazi shumë gjëra në lidhje me Izraelin dhe Judën, ashtu siç është e sigurt që bëri Jona (2 Mbretërve xiv. 25), megjithëse nuk kemi asgjë prej tyre në të shkruar, përveç asaj që lidhej me Ninivenë, i cili megjithëse një qytet i madh dhe i lashtë, ne gjithsesi me shumë gjasa nuk do të kishim dëgjuar për të në Shkrimin e Shenjtë nëse Izraeli i Perëndisë nuk do të kishte pasur ca lidhje me të.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password