Skip to content Skip to footer

DISA rabinë judenj përfytyrojnë në mënyrë shumë të marrë që ky profet ishte biri i gruas shunamite i cili iu dha asaj me anë mrekullie, dhe më pas u ringjall, nga Eliseu (2 Mbretërve iv.), ashtu siç thonë gjithashtu që profeti Jona qe biri i gruas së ve nga Sarepta, të cilën e ringjalli Elia.

DISA rabinë judenj përfytyrojnë në mënyrë shumë të marrë që ky profet ishte biri i gruas shunamite i cili iu dha asaj me anë mrekullie, dhe më pas u ringjall, nga Eliseu (2 Mbretërve iv.), ashtu siç thonë gjithashtu që profeti Jona qe biri i gruas së ve nga Sarepta, të cilën e ringjalli Elia. Më shumë gjasë kanë hamendësimet e kronologjistëve modernë që ai jetoi dhe profetizoi në mbretërimin e mbretit Manas, kur gëlonte ligësia, dhe shkatërrimi po shpejtonte të vinte me anë të kaldeasve, të cilët ky profet i përmend si instrumente të gjykimeve të Perëndisë. Edhe Manasi vetë u çua në Babiloni, si një garanci e asaj që do të vinte më pas. Në historinë apokrifale të Belit dhe Dragoit është përmendur profeti Habakuk në vendin e Judës, i cili prej aty u çua nga një engjëll në Babiloni, për të ushqyer Danielin në gropë. Ata që i besojnë asaj historie, heqin mundime të përputhin faktin që profeti ka jetuar para robërisë, dhe parathënien e asaj, me këtë. Hueti mendon se ai qe një njeri tjetër me të njëjtin emër, një profet, ky ishte nga fisi i Simeonit, ai nga fisi i Levit. Të tjerë mendojnë që ai jetoi deri në përfundim të robërisë, megjithëse profetizoi për të përpara se ajo të vinte. Gjithashtu, disa kanë hamendësuar se ushqimi i Danielit nga Habakuku duhet marrë me kuptimin mistik, që Danieli atëherë rrojti për shkak të besimit, ashtu siç kishte thënë Habakuku se duhet të bëjë i drejti. Ai u ushqye nga ajo fjalë, “Hab.” ii. 4. Profecia e këtij libri është një përzierje e fjalës që profeti i drejton Perëndisë në emër të popullit, si dhe fjalës që i drejton popullit në emër të Perëndisë, sepse detyra e profetit është të çojë mesazhet në të dyja drejtimet. Ne kemi në të një përshkrim të gjallë të ndërveprimit dhe bashkësisë midis një Perëndie të hirshëm dhe një shpirti të hirshëm. E gjitha i referohet veçanërisht pushtimit të vendit të Judës nga kaldeasit, që i shkaktuan dëm popullit të Perëndisë, një ndëshkim i drejtë për dëmin për të cilin ata kishin qenë fajtorë mes njëri-tjetrit, por ajo gjen përdorim të gjerë, veçanërisht për të na ndihmuar përmes atij tundimi të madh me të cilin janë ushtruar njerëzit e mirë në të gjithë kohërat, që ngrihet nga pushteti dhe begatia e të pabesëve dhe vuajtjet e të drejtëve për shkak të tij.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password