Skip to content Skip to footer

Në këtë libër kemi para nesh historinë e kombit jude dhe ato libra që vijnë më pas deri në fund të librit të Esterit. Këto libra, deri në fund të librave të Mbretërve, shkrimtarët judenj i quajnë libri i parë i profetëve, për t’i klasifikuar brenda ndarjeve të ndryshme të librave të Besëlidhjes së Vjetër, Ligji, Profetët dhe Ketubimi ose Hagiografa (Psalmet, Fjalët e Urta dhe Jobi, K. e K., Ruthi, Vaj. Pred., Est., Dan., Ezdra, Neh. dhe Kron. – sh. i përkth.), “Luka” xxiv. 44.

Në këtë libër kemi para nesh historinë e kombit jude dhe ato libra që vijnë më pas deri në fund të librit të Esterit. Këto libra, deri në fund të librave të Mbretërve, shkrimtarët judenj i quajnë libri i parë i profetëve, për t’i klasifikuar brenda ndarjeve të ndryshme të librave të Besëlidhjes së Vjetër, Ligji, Profetët dhe Ketubimi ose Hagiografa (Psalmet, Fjalët e Urta dhe Jobi, K. e K., Ruthi, Vaj. Pred., Est., Dan., Ezdra, Neh. dhe Kron. – sh. i përkth.), “Luka” xxiv. 44. Pjesën tjetër ata e përfshijnë te Hagiografa. Sepse, edhe pse subjekti i tyre është historik, supozohet me vend se profetët ishin shkrimtarët e saj. Atyre librave që janë krejtësisht profetikë, i është parashkruar emri i profetit, sepse besueshmëria e profecive varej shumë nga karakteri i profetëve, por këta libra historikë, ka mundësi që të ishin koleksionim i shënimeve autentike të kombit. Këtë, disa nga profetët (sepse kisha judaike ishte për shumë periudha kohore e bekuar në vazhdimësi me të tillë profetë), u udhëzuan dhe u ndihmuan në mënyrë hyjnore për t’i mbledhur bashkë në shërbim të kishës deri në mbarim të botës. Ashtu si edhe zyrtarët e tyre të tjerë, po ashtu edhe historiografitët e tyre e kishin autoritetin nga qielli. Me sa duket, edhe pse thelbi i historive të ndryshme ishte shkruar kur ngjarjet ishin ende të freskëta në kujtesë dhe ishin shkruar nën udhëheqjen hyjnore, prapëseprapë, nën të njëjtën udhëheqje, ata ishin vënë në formën që i gjejmë tani nga një dorë tjetër, shumë më pas, ndoshta të gjitha nga e njëjta dorë, ose pak a shumë në të njëjtën kohë. Bazat e këtij supozimi ngrihen: 1. Sepse shpesh ka referenca të shkrimeve të mëparshme, si Libri i të Drejtit (Joz. x. 13, dhe 2 Sam. i. 18), Kronikat e Mbretërve të Izraelit dhe Judës dhe librat e Gadit, Natanit dhe Idos. 2. Sepse për ditët kur gjërat kanë ndodhur flitet ndonjëherë si ditë që kanë kaluar që prej një kohe të gjatë, si te “1 Sam.” ix. 9, sepse profeti i sotëm në të kaluarën quhej shikues.

Dhe, 3. Sepse ne shpesh lexojmë për gjëra që kanë mbetur deri më sot, si për shembull gurët (Joz. iv. 9; vii. 26; viii. 29; x. 27; 1 Sam. vi. 18), emra vendesh (Joz. v. 9; vii. 26; Gjy. i. 26; xv. 19; xviii. 12; 2 Mbr. xiv. 7), të drejta dhe prona (Gjy. i. 21; 1 Sam. xxvii. 6), doke dhe tradita (1 Sam. v. 5; 2 Mbr. xvii. 41) që i janë shtuar me kalimin e kohës historisë nga historianët e frymëzuar për konfirmimin dhe ilustrimin e saj për njerëzit e kohës së tyre. Gjithashtu, nëse do të bënim thjesht një supozim, nuk është e pamundur që librat historikë, deri në fund të “Mbretërve”, të jenë mbledhur bashkë nga Jeremia, profeti, pak më përpara robërisë, sepse thuhet për Tsiklagun (1 Sam. xxvii. 6) se i përkiste mbretërve të Judës (dhe ky stil të shprehuri filloi mbas Salomonit dhe përfundoi në kohën e robërisë) deri ditën e sotme. Gjithashtu, ka edhe më shumë gjasa që shkrimet vijuese të jenë mbledhur nga Ezdra, skribi, pak mbas robërisë. Sidoqoftë, edhe pse jemi në padije për sa i përket autorëve të tyre, nuk kemi dyshime për sa i përket autoritetit të tyre. Ato ishin pjesë e thënieve të Perëndisë, që iu besuan judenjve dhe atyre iu referuan Shpëtimtari ynë dhe apostujt. Në pesë librat e Moisiut ne patëm një tregim shumë të plotë të ngritjes, përparimit dhe formimit të kishës së Besëlidhjes së Vjetër, të familjes nga lindi, premtimin, këtë privilegj të madh me të cilin u krijua, mrekullitë me të cilat u ndërtua dhe ligjet dhe urdhëresat me të cilat u udhëhoq, nga ku do të mendohej dhe pritej që karakteri dhe gjendja e saj do të ishte shumë më ndryshe nga sa gjejmë në këtë histori. Një komb që kishte statute dhe gjykime kaq të drejta, njerëzit do të mendonin se medoemos duhet të kishte qenë shumë i shenjtë dhe një komb me të tilla premtime kaq të pasura, medoemos duhet të ketë qenë shumë i lumtur. Por, sa keq! Një pjesë e madhe e historisë është një paraqitje e trishtueshme e mëkateve dhe mjerimeve të tyre, sepse ligji nuk çoi asgjë në përsosje, por kjo u bë duke sjellë një shpresë më të mirë. Megjithatë, nëse e krahasojmë me historinë e kishës së krishterë, do të gjejmë të njëjtat arsye për t’u habitur, kaq shumë kanë qenë gabimet dhe zvetënimet e saj, sepse as ungjilli nuk çon asgjë në përsosje në këtë botë, por na lë ende në pritje të një shprese më të mirë në të ardhmen.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 4
E-mail
Password
Confirm Password