Ky libër tregon historinë e mbretërimit të mbretit David. Në librin e mëparshëm flitej për caktimin e Davidit në qeverisjen e vendit dhe për telashet e tij me Saulin, që në fund përfunduan me vdekjen e përndjekësit të tij.
Ky libër tregon historinë e mbretërimit të mbretit David. Në librin e mëparshëm flitej për caktimin e Davidit në qeverisjen e vendit dhe për telashet e tij me Saulin, që në fund përfunduan me vdekjen e përndjekësit të tij. Ky libër fillon me hipjen e tij në fron dhe merret tërësisht me çështje të qeverisjes gjatë dyzet viteve që ai mbretëroi dhe prandaj nga Septuaginta titullohet: Libri i tretë i Mbretërve. Ai na paraqet triumfet dhe peripecitë e Davidit. I. Triumfet e tij ndaj shtëpisë së Saulit (k. i.-iv.), ndaj jebusenjve dhe filistenjve (k. v.), duke kthyer sërish Arkën (k. vi. dhe vii.), ndaj kombeve fqinje që iu kundërvunë (k. viii.-x.); dhe deri këtu historia është sipas asaj që mund të prisnim nga karakteri i Davidit dhe përzgjedhjes së tij. Mirëpo reja e tij ka një anë të errët. II. Shikojmë peripecitë
e tij, shkaqet e tyre, mëkatin e tij në çështjen e Urias (k. xi. and xii.), vetë telashet që sjell mëkati i Amnonit (k. xiii.), rebelimin e Absalomit (k. xiv.-xix.) dhe të Shebas (k. xx.), dhe plagën në Izrael për shkak të regjistrimit prej tij të popullit (k. xxiv.), si dhe zinë e bukës të Gabaonitëve, k. xxi. Po ashtu gjejmë kantikun e tij (k. xxii.), fjalët e tij dhe luftëtarët e tij trima, k. xxiii. Shumë gjëra në këtë histori janë shumë mësimdhënëse, mirëpo për heroin që është subjekti i saj, edhe pse në shumë raste ai shfaqet shumë i madh, shumë i mirë dhe pa asnjë dyshim si i favorizuari i Qiellit, prapëseprapë duhet pranuar se ky nder i tij shkëlqen më shumë në Psalmet e tij se sa në Analet e tij.
