Në gjërat e njohura, përsëritja mendohet e panevojshme dhe bezdisëse, por, në gjërat e shenjta kemi një urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull. Për mua, thotë apostulli, nuk është e rëndë t'ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri, “Fil.” iii. 1. Këto libra të Kronikave janë në masë të madhe një përsëritje.
Në gjërat e njohura, përsëritja mendohet e panevojshme dhe bezdisëse, por, në gjërat e shenjta kemi një urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull. Për mua, thotë apostulli, nuk është e rëndë t’ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri, “Fil.” iii. 1. Këto libra të Kronikave janë në masë të madhe një përsëritje. Po kështu janë edhe i dyti dhe i treti nga katër ungjilltarët dhe megjithatë nuk ka asnjë përsëritje, as këtu apo as atje, që të konsiderohet përsëritje e kotë. Ne mund të jemi gati të mendojmë se nga të gjitha librat e shkrimit të shenjtë mund të bënim vetëm pa këto dy libra të Kronikave. Ndoshta edhe mundemi por si zor se mund t’i lëmë mënjanë si të panevojshme sepse në to ka shumë gjëra që janë tepër të dobishme të cilat nuk i gjejmë tjetërkund. Gjithashtu, sa për ato
që gjejmë këtu, që i kemi hasur tashmë më parë, 1. Mund të ishin shumë të dobishme për ata që jetuan në kohën kur u publikuan këto libra, para se kanoni i Besëlidhjes së Vjetër të përfundohej dhe pjesët e saj të bashkoheshin tërësisht. Sepse do t’u kujtonte atyre gjërat që kishin më tepër lidhje në librat e tjerë. Konspekte, shkurtime dhe referenca janë përdorur si ndaj hyjnores ashtu si edhe ndaj ligjit. Kjo, ndoshta nuk mund të thuhet më kot duke qenë se është thënë më parë. 2. Është ende e dobishme, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve dhe duke u rrënjosur, të mbahet mend. Shkrimtari i këtyre librave mendohet të jetë Ezdra, ky shkrues i zoti në ligjin … të dhënë nga Zoti, “Ezd.” vii. 6.
E pabazë është një histori e atij shkrimtari apokrif “2 Ezdra” xiv. 21, dhe në vazhdim), sipas të cilit, kur i gjithë ligji u zhurit, Ezdra u frymëzua në mënyrë hyjnore për ta shkruar sërish nga fillimi, mendimi i cili mund të zërë fill nga librat e Kronikave, ku ne gjejmë të përsëritur, ndoshta jo të gjithë historinë e mëparshme, por të paktën emrat e të gjithë atyre që ishin subjekt i asaj historie. Këto libra janë quajtur në Hebraisht fjalët e ditëve—ditare apo anale, sepse prej drejtimit hyjnor, u mblodhën nga disa dokumentime publike dhe autentike. Mbledhja e tyre u bë pas periudhës së robërisë dhe megjithatë gjuha e shkrimeve origjinale të shkruara më parë, është ruajtur në disa raste, si tek “2 Kron.” v. 9, ato kanë mbetur atje deri ditën e sotme, që duhet të jetë shkruar para shkatërrimit të tempullit. Septuaginta e quan këtë një libër Paralipomena—për gjërat e mbetura, apo që nuk u vunë re prej historianëve paraprirës. Dhe gjëra të tilla ka shumë në të. Është praparoja, ushtria e mbledhur e këtij kampi të shenjtë, që mbledh ato që kishin mbetur, në mënyrë që të mos shkojë dëm asgjë. Në këtë libër të parë kemi: I. Një përmbledhje të gjenealogjive të shenjta, nga Adami deri tek Davidi: dhe këto nuk kanë lidhje aspak me ato që apostujt i quajnë gjenealogji që s’kanë të sosur, por kanë përdorimin e tyre dhe përfundojnë në Krishtin, k. i.-ix. Këtu janë futur disa pasazhe të shkurtra të historisë që nuk i kemi pasur më parë. II. Një përsëritje e historisë për kalimin e mbretërisë nga Sauli tek Davidi dhe të triumfit të mbretërimit të Davidit, me shtesa të mëdha, k. x.-xxi. III. Një e dhënë origjinale për zgjidhjen që Davidi u dha punëve klerikale dhe përgatitjet që ai bëri për ndërtimin e tempullit, k. xxii-xxix. Këto janë fjalët e ditëve, të ditëve më të lashta, të ditëve më të mira, të kishës së Besëlidhjes së Vjetër. Sundimet e mbretërve dhe datat e mbretërive, si edhe jetët e njerëzve të thjeshtë, këtu janë llogaritur me ditë. Sepse një kohë e shkurtër, shpesh mund të na sjellë një fitim të madh dhe nga ana tjetër, e gjithë koha nuk është asgjë para përjetësisë.
