Skip to content Skip to footer

Ky libër fillon me mbretërimin e Solomonit dhe ndërtimin e tempullit dhe vazhdon historinë e mbretërve të Judës deri në kohën e robërisë dhe kështu përfundon me rënien e asaj monarkie të shkëlqyeshme dhe me shkatërrimin e tempullit.

Ky libër fillon me mbretërimin e Solomonit dhe ndërtimin e tempullit dhe vazhdon historinë e mbretërve të Judës deri në kohën e robërisë dhe kështu përfundon me rënien e asaj monarkie të shkëlqyeshme dhe me shkatërrimin e tempullit. Ajo monarki e shtëpisë së Davidit, ashtu siç ishte më e hershme, po ashtu ishte e superiore në vlerë dhe dinjitet mbi të katërta ato mbretëri të lavdishme të cilat Nebukadnetsari pa në ëndërr. Monarkinë babilonase unë e quaj të filluar me Nebukadnetsarin vetë— Ti je koka e artë dhe ajo mbretëri zgjati rreth shtatëdhjetë vite. Monarkia persiane zgjati përmes disa familjeve rreth 130 vite; ajo greke, me degëzimet e saj të ndryshme rreth 300 vite dhe 300 më tej vazhduan me atë romake. Por, përderisa Davidi është një hero më i madh se secili prej themeluesve të atyre monarkive dhe vetë Solomoni një mbret më i madhërishëm se secili prej atyre që ishin lavdia e atyre mbretërive, po ashtu vazhdimësia e fronit u ruajt në vijimësi me anë të pasardhësve gjatë gjithë monarkisë, që vazhdoi për një kohë të gjatë për rreth 400 deri në 500 vite dhe mbas një eklipsi të gjatë, shndriti sërish në mbretërinë e Mesisë, për të Cilin Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja. Kjo histori e monarkisë hebraike, ashtu siç është akoma më autentike, po ashtu është edhe më tërheqëse dhe akoma më shumë mësimdhënëse, se sa historitë e secilës prej atyre monarkive të tjera. Më parë kishim historinë e shtëpisë së Davidit në librin e parë dhe të dytë të Mbretërve, të përzier me atë të mbretërve të Izraelit, e cila zuri më shumë vend se ajo e Judës, mirëpo këtu ajo na jepet e plotë.

Shumë gjëra përsëriten këtu që na ishin thënë më parë, e megjithatë, shumë prej fragmenteve të historisë janë më të zgjeruara dhe po ashtu ka edhe shtesa që nuk i gjejmë më parë, veçanërisht mbi punët e fesë, sepse është histori mbi kishën dhe është shkruar për mësimin tonë, që kombet dhe familjet të njohin se ata mund të presin të kenë mbrothësi veç atëherë dhe vetëm në këtë mënyrë, kur qëndrojnë në krye të detyrës së tyre ndaj Perëndisë, sepse gjatë gjithë kësaj historie mbretërit e mirë begatuan ndërsa të ligjtë vuajtën. Në këtë libër gjejmë mbretërimin e paqshëm të Salomonit (k. i.-ix.), mbretërimin e njollosur të Roboamit (k. x.-xii.), mbretërimin e shkurtër por plot aktivitet të Abijahut (k. xiii.), mbretërimin e gjatë dhe të lumtur të Asës (k. xiv.-xvi.), mbretërimin e perëndishëm dhe të begatë të Jozafatit (k. xvii.-xx.), mbretërimin e papërshpirtshëm dhe të turpshëm të Jehoramit dhe të Ashaziahut (k. xxi.-xxii.), mbretërimin e paqëndrueshëm të Joasit dhe të Amatsiahut (k. xxiv., xxv.), mbretërimin e gjatë dhe të begatë të Uziahut (k. xxvi.), mbretërimin e rregullt të Jothamit (k. xxvii.), mbretërimin profan dhe të lig të Ashazit (k. xxviii.), mbretërimin e hirshëm dhe të lavdishëm të Ezekias (k. xxix.-xxxii.), mbretërimin e lig të Manasit dhe Amonit (k. xxxiii.), mbretërimin reformues të Josias (k. xxxiv., xxxv.), mbretërimin shkatërrimtar të bijve të tij, k. xxxvi. Po t’i mbledhësh të gjitha këto bashkë, do të dalë e vërteta e asaj fjale të Perëndisë: Unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më përçmojnë, do të përçmohen, gjithashtu, nga ana ime. I dituri zoti Uistën (Whiston), në kronologjinë e tij, sugjeron se librat historikë që u shkruan mbas robërisë (konkretisht, të dy librat e Kronikave, Ezdra dhe Nehemia) përmbajnë më shumë gabime në emra dhe shifra se të gjithë librat e Besëlidhjes së Vjetër të marrë bashkë, për shkak të pakujdesit të kopjuesve, por, edhe pse kjo do pranuar, këto gjërat në fjalë janë kaq të parëndësishme saqë mund të jemi besimplotë se megjithatë, themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 3
E-mail
Password
Confirm Password