Skip to content Skip to footer

MOISIU (shërbëtori i Zotit që shkroi për Të si dhe veproi për Të—me penën e Perëndisë si dhe me shkopin e Perëndisë në dorë), pasi ruajti dhe transmetoi gjërat e dokumentuara të kishës në librin e parë të historisë së tij, ndërkohë që ekzistonte ende në formën e familjeve individuale, vjen në këtë libër të dytë, për të na dhënë rrëfimin e shtimit të Izraelit duke u kthyer në një komb të madh dhe ashtu si libri i parë “Zanafilla” na furnizon me veprimet më të arrira ekonomike, po kështu ky libër na furnizon me veprimet më të arrira politike. Fillimi i librit të parë na tregon se si Perëndia e krijoi botën për Veten e Tij. Fillimi i këtij libri na tregon se si Ai e krijoi Izraelin për Veten e Tij dhe i bëri të dyja për shpallur lëvdimet e Tij,
“Isa.” xliii. 21. Te “Zanafilla” kemi krijimin e botës si histori, ndërsa këtu kemi shpengimin e botës si tip. Përkthyesit grekë e quajtën këtë libër Eksodi (që do të thotë largim ose dalje) për
shkak se fillon me historinë e daljes së bijve të Izraelit nga Egjipti. Disa aludojnë për emrat e këtij libri dhe të librit pararendës, dhe vërejnë se menjëherë pas Zanafillës që do të thotë fillimi ose burimi, vjen “Eksodi”, që nënkupton largim nga diku, sepse koha për të lindur pasohet menjëherë nga një kohë për të vdekur. Sapo të kemi hyrë në botë menjëherë duhet të mendojmë për të bërë daljen dhe largimin prej saj. Kur fillojmë të jetojmë fillojmë të vdesim. Kthimi i Izraelit në një popull ishte një krijesë e re. Ashtu si toka në fillim u nxor nga poshtë ujit dhe më pas u zbukurua dhe u plotësua, kështu edhe Izraeli fillimisht u bë të dilte nga skllavëria egjiptase me anë të një pushteti të gjithëpushtetshëm dhe më pas u pasurua me ligjin dhe tabernakullin e Perëndisë. Ky libër na jep, I. Përmbushjen e premtimeve të bëra më parë Abrahamit (k. i.-xix.), dhe më pas, II. Themelimin e ordinancave të cilat më pas u zbatuan nga Izraeli, k. xx.-xl. Moisiu, në këtë libër, ashtu sikurse Cezari, fillon të shkruajë kumtesën e tij, madje dikush më i madh, shumë më i madh se Cezari është këtu. Por që tani e tutje shkruesi është vetë personazhi kryesor dhe ai na tregon historinë e atyre gjërave për të cilat ishte dëshmitar me sy e veshë, et quorum pars magna fuit—dhe në të cilën ai luajti një rol të
spikatur. Ka më shumë tipa të Krishtit në këtë libër sesa mbase në cilindo libër tjetër të Besëlidhjes së Vjetër, sepse Moisiu shkroi për Të, “Gjoni” v. 46. Mënyra e pajtimit të njeriut me Perëndinë dhe hyrja në një besëlidhje dhe bashkësi me Të me anë të një Ndërmjetësi, paraqitet këtu në mënyra të ndryshme dhe është për dobi të madhe për ne për ilustrimin e Besëlidhjes së Re, tani që e kemi atë për të na ndihmuar në shpjegimin e Besëlidhjes së Vjetër.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 3