MEGJITHËSE tradita e vazhdueshme e kishës konfirmon që kjo letër erdhi nga apostulli Gjon, gjithsesi ne mund të vërejmë se ka disa prova të tjera që do të konfirmojë (ose për mendimin e disave madje do t’ia kalojë) sigurinë e kësaj tradite.
MEGJITHËSE tradita e vazhdueshme e kishës konfirmon që kjo letër erdhi nga apostulli Gjon, gjithsesi ne mund të vërejmë se ka disa prova të tjera që do
të konfirmojë (ose për mendimin e disave madje do t’ia kalojë) sigurinë e kësaj tradite. Me sa duket, penëtari ishte një nga të kolegjiumit apostolik për shkak të sigurisë së dukshme dhe të qartë që kishe për të vërtetën e Ndërmjetësit personalisht në natyrën e Tij njerëzore: Atë që kemi dëgjuar, atë që kemi parë me sytë tanë, atë që kemi vështruar dhe që duart tona e kanë prekur lidhur me Fjalën e jetës, v. 1. Këtu ai i kushton vëmendje dëshmisë që Zoti i dha Thomait për ringjalljen e Tij, duke e thirrur të prekte plagët e gozhdëve dhe të heshtës, gjë që është dokumentuar nga Gjoni. Gjithashtu ai duhet të ketë qenë një nga dishepujt e pranishëm kur Zoti u shfaq në të njëjtën ditë që u ringjall nga të vdekurit, dhe u tregoi atyre duart dhe brinjën e Tij, “Gjoni” xx. 20. Por, që ne të sigurohemi për se kush ishte ky apostull, nuk ka pothuaj asnjë kritik apo gjykatës kompetent të shkrimit, apo stilit të argumentit dhe frymës, që nuk do t’ia vishte këtë letër shkrimtarit të atij ungjilli që mban emrin e apostullit Gjon. Ata bien plotësisht dakord për titujt dhe tiparet e Shëlbyesit: Fjala, Jeta, Drita; emri i tij quhej: “Fjala e Perëndisë”. Krahasoni k. i. 1 dhe v. 7 me “Gjoni” i. 1 dhe “Zbu.” xix. 13. Ata bien dakord në lavdërimin e dashurisë së Perëndisë për ne (k. iii. 1 dhe k. iv. 9; Gjoni iii. 16), dhe kur flasin për rilindjen tonë, apo të lindurit nga Perëndia, k. iii. 9; iv. 7; dhe v. 1; Gjoni iii. 5, 6. Së fundi (për të mos shtuar më raste, të cilët mund të shihen lehtësisht në krahasimin e kësaj
letre me atë ungjill), ata bien dakord në aludimin, apo në zbatimin, e atij pasazhi në atë ungjill që tregon (dhe që është e vetmja që tregon) rrjedhjen e ujit dhe gjakut nga plaga e hapur tek brinja e Shëlbyesit: Ky është Ai që erdhi përmes ujit dhe gjakut, k. v. 6. Kështu, kjo letër duket qartë që rrjedh nga e njëjta penë prej të cilës buroi ai ungjill. Tani, unë nuk di që teksti apo historia e brendshme e cilitdo prej ungjijve, të na japë një siguri të atillë për shkrimtarin apo penëtarin e saj siç bën dukshëm ai që i është atribuuar Gjonit. Atje (d.m.th., k. xxi. 24) historiani i shenjtë njofton kështu për veten: Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë. Tani, kush është ky dishepull, përveçse ai për të cilin Pjetri pyeti: Me të ç’do të bëhet? dhe për të cilin Zoti u përgjigj: Nëse dua që ai të rrijë derisa të vij, ç’të duhet? (v. 22). Dhe i cili (v. 20) është përshkruar nga këto tri tipare: 1. Që ai është dishepulli të cilin Jezusi e donte, miku i veçantë i Zotit. 2. Që ai gjithashtu gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit. 3. Që ai i tha Atij: Zot, kush është ai që po të tradhton? Sa e sigurt është që ai dishepull ishte Gjoni, po aq e sigurt mund të jetë kisha që ai ungjill dhe kjo letër erdhën nga Gjoni i dashur.
Letra është emërtuar e përgjithshme, duke qenë se nuk i është kushtuar ndonjë kishe të veçantë. Ajo, si letër qarkore, u është dërguar kishave të ndryshme (disa thonë në Partë), për t’i përforcuar në besnikërinë e tyre të patundur ndaj Zotit Krisht, dhe në doktrinat e shenjta rreth personit dhe funksionit të Tij, kundër mashtruesve, si dhe për t’i nxitur ata të stolisin atë doktrinë duke dashur Perëndinë dhe njeriun, dhe veçanërisht njëri-tjetrin, si njerëz të Perëndisë, të bashkuar nga e njëjta kokë, dhe duke udhëtuar drejt të njëjtës jetë të përjetshme.