Penëtari i kësaj letre duket qartë se është i njëjti që shkroi edhe pararendësen; dhe, çfarëdo ndryshimi në stil që disa njerëz të ditur mendojnë se kanë dalluar tek kjo letër në krahasim me të parën, nuk mund të jetë një argument i mjaftueshëm për të pohuar që kjo letër u shkrua nga Simoni që pasoi apostullin Jakob në kishën në Jerusalem
Penëtari i kësaj letre duket qartë se është i njëjti që shkroi edhe pararendësen; dhe, çfarëdo ndryshimi në stil që disa njerëz të ditur mendojnë se kanë dalluar tek kjo letër në krahasim me të parën, nuk mund të jetë një argument i mjaftueshëm për të pohuar që kjo letër u shkrua nga Simoni që pasoi apostullin Jakob në kishën në Jerusalem, përderisa ai që shkroi këtë letër e quan veten Simon Pjetri dhe apostull (v. 1), dhe thotë se ishte një nga tre apostujt që ishin të pranishëm në shndërrimin e Krishtit (v. 18), dhe thotë shprehimisht që u kishte shkruar një letër të mëparshme atyre, k. iii. 1. Qëllimi i kësaj letre të dytë, është i njëjtë me atë të të parës, siç edhe bëhet e qartë nga vargu i parë i kapitullit të tretë, nga ku vërejmë se, në gjërat e Perëndisë, ne kemi nevojë për urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, dhe që edhe ato më të voglat t’i mbajmë parasysh. Megjithatë, këto janë gjërat që duhet të dokumentohen me shumë besnikëri dhe të kujtohen shpeshherë nga ne.
