Skip to content Skip to footer

THESALONIKU ishte më parë metropoli i Maqedonisë. Tani quhet Selanik dhe është qyteti me popullsi më të madhe dhe një nga qytetet më të mira për tregti për zonën e Levantit. Apostulli Pal, pasi u devijua nga synimi i tij për të shkuar në provincat e Azisë, të quajtura kështu me tëdrejtë, dhe pasi u drejtua në një mënyrë të mrekullueshme të predikonte ungjillin në Maqedoni(Vep. xvi. 9, 10),

THESALONIKU ishte më parë metropoli i Maqedonisë. Tani quhet Selanik dhe është qyteti me popullsi më të madhe dhe një nga qytetet më të mira për tregti për zonën e Levantit. Apostulli Pal, pasi u devijua nga synimi i tij për të shkuar në provincat e Azisë, të quajtura kështu me tëdrejtë, dhe pasi u drejtua në një mënyrë të mrekullueshme të predikonte ungjillin në Maqedoni(Vep. xvi. 9, 10), në bindje ndaj thirrjes së Perëndisë shkoi nga Troasi në Samotrakë, e prej atynë Neapolis, e prej aty në Filipi, ku pati arritje të mira në shërbesën e tij, por hasi në një trajtim tërëndë duke qenë se e burgosën bashkë me Silën shokun e tij në udhëtim e mundim, burg nga icili u çliruan në mënyrë të mrekullueshme. Ata ngushëlluan vëllezërit atje dhe u larguan. Dukekaluar përmes Amfipolit dhe Apollonisë, ata mbërritën në Selanik, ku apostulli mbolli një kishë qëpërbëhej nga disa judenj që besuan dhe shumë jojudenj të kthyer në besim, “Vep.” xvii. 1-4. Porpasi u nxit një trazirë në qytet nga judenjtë mosbesues dhe nga njerëz më të këqij dhe tëposhtër, Pali dhe Sila, u larguan për arsye sigurie, natën për në Berea dhe më pas Pali u drejtuapër në Athinë, duke e lënë Silën dhe Timoteun pas tij, por u dërgoi fjalë që ata të shkonin te ai samë parë. Kur ata erdhën, Timoteu u dërgua në Selanik, për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e tyredhe për t’i themeluar në besim (1 Thes. iii. 2), dhe pasi u kthyen te Pali ndërsa ai qëndronte nëAthinë, u dërgua përsëri së bashku me Silën, për të vizituar kishat në Maqedoni. Kështu që Pali,pasi u la i vetëm në Athinë (1 Thes. iii. 1), u largua prej andej për në Korint, ku qëndroi një vit egjysmë, kohë kjo në të cilën Sila dhe Timoteu u kthyen tek ai nga Maqedonia (Vep. xviii. 5), dheatëherë Pali e shkroi këtë letër për kishën e Krishtit në Selanik, e cila edhe pse renditet pas letrave të tjera të këtij apostulli, mendohet të jetë e para nga ana kronologjike në raport me tëgjitha letrat e Palit dhe të jetë shkruar rreth vitit 51 pas Krishtit. Qëllimi kryesor i saj është tëshprehë falënderimin e këtij apostulli për suksesin e madh të predikimit të tij ndër ta, për t’ipërforcuar në besim dhe për t’i bindur për sjellje të shenjtë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password