Skip to content Skip to footer

KJO Letër e Dytë u shkrua pak pas të parës, dhe duket se ka patur për qëllim të parandalonte një gabim që mund të merrte shkas nga letra e mëparshme, në lidhje me ardhjen e dytë të Krishtit, sikur të ishte shumë afër.

KJO Letër e Dytë u shkrua pak pas të parës, dhe duket se ka patur për qëllim të parandalonte një gabim që mund të merrte shkas nga letra e mëparshme, në lidhje me ardhjen e dytë të Krishtit, sikur të ishte shumë afër. Apostulli në këtë letër tregohet i kujdesshëm të pengojë çdo përdorim të gabuar që disa mes tyre mund të bënin me ato shprehje të tij që ishin në përputhje me mënyrën e të shprehurit të profetëve të Besëlidhjes së Vjetër, dhe i informon ata që akoma duheshin përmbushur shumë këshilla të ndërmjetme të Perëndisë, përpara se të vijë dita e Zotit, ndonëse, ngaqë është e sigurt se do të vijë, ai kishte folur për të sikur ishte e afërt. Ka edhe gjëra të tjera që ai i shkruan për ngushëllimin e tyre nën vuajtje, si dhe për nxitje dhe udhëzime në detyrë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry