Skip to content Skip to footer

KOLOSI ishte një qytet i madh i Frigjisë dhe me shumë mundësi nuk ishte larg nga Laodiceja dhe Hierapolis. Këto qytete, i hasim të përmendura së bashku, iv. 13. Tani, Kolosi gjendet i mbuluar në rrënoja dhe kujtimi i tij ruhet kryesisht vetëm në këtë letër.

KOLOSI ishte një qytet i madh i Frigjisë dhe me shumë mundësi nuk ishte larg nga Laodiceja dhe Hierapolis. Këto qytete, i hasim të përmendura së bashku, iv. 13. Tani, Kolosi gjendet i mbuluar në rrënoja dhe kujtimi i tij ruhet kryesisht vetëm në këtë letër. Synimi i letrës është t’i paralajmërojë ata për rrezikun që u vinte nga zelotët judenj, të cilët kërkonin t’u impononin si domosdoshmëri, nevojën e kremtimit të ligjit ceremonial, si dhe t’i përforconte kolosianët kundër
përzierjes së filozofisë jojudaike me parimet e tyre të krishtera. Ai tregon një kënaqësi të madhe në palëkundshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre dhe u jep zemër të ngulmojnë. Letra u shkrua rreth të njëjtës kohë së bashku me letrat drejtuar efesianëve dhe filipianëve, në vitin 62 pas K. dhe në të njëjtin vend, ndërsa Pali ishte i burgosur në Romë. Ai nuk rrinte duarkryq gjatë burgosjes së tij, dhe fjala e Perëndisë nuk u lidh dot me prangat e tij.

Kjo letër, ashtu sikurse ajo drejtuar romakëve, u shkrua për ata që Pali nuk i kishte parë ndonjëherë, e me të cilët nuk njihej personalisht. Kisha në Kolos nuk u mboll me anë të shërbesës së Palit, por me anë të shërbesës së Epafrait ose Epafroditit, një ungjilltar, një të cilin Pali e dërgoi të predikonte ungjillin ndër jojudenjtë, dhe megjithëkëtë, I. Kishte një kishë në lulëzim në Kolos e cila ishte më e spikatur dhe e njohur ndër kishat. Mund të mendohej se asnjë kishë nuk do të ishte e shëndetshme përveç atyre të cilat i mbolli vetë Pali, por këtu kemi një kishë të shëndetshme të mbjellë nga Epafrai. Nganjëherë, Perëndisë i pëlqen të përdorë
shërbesën e atyre që janë më pak të njohur dhe me dhunti më të pakta, për të kryer një shërbim të madh për kishën e Tij. Perëndia përdor ato duart që i pëlqejnë dhe nuk është i detyruar të përdorë ata që janë të njohur, në mënyrë që epërsia e pashoqe e kësaj fuqie të jetë e Perëndisë dhe jo prej nesh, “2 Kor.” iv. 7. II. Edhe pse nuk ishte Pali ai që e mbolli këtë kishë, megjithëkëtë, për ai nuk është se për këtë gjë do ta linte pas dore atë. Gjithashtu, as në shkrimin e letrave, ai nuk bën ndonjë dallim midis asaj dhe kishave të tjera. Kolosianët që u kthyen në besim me anë të shërbesës së Epafrait, ishin po aq të dashur për të dhe ai përkujdesej po aq shumë për mbarëvajtjen e tyre, sa edhe të filipianëve, ose të ndonjë kishe tjetër që u kthye në besim me anë të shërbesës së tij. Kështu ai i bëri nderim një shërbenjësi më të vogël dhe na mëson edhe ne që të mos tregohemi egoistë, as të mendojmë se gjithë nderimi që nuk na bëhet ne, shkon dëm. Ne mësojmë përmes shembullit të tij, të mos ta mendojmë si ulje për veten që të ujisim ato që të tjerët i mbollën, ose të ndërtojmë mbi themelet që kanë hedhur të tjerët: ashtu sikurse ai vetë hotë: si arkitekt i urtë, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të, “1 Kor.” iii. 10.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password