Skip to content Skip to footer

Deri këtu, letrat e Palit i ishin drejtuar kishave, ndërsa tani vijnë disa letra që i drejtohen personave të veçantë: dy letra drejtuar Timoteut, një drejtuar Titit dhe një tjetër Filemonit—që të tre shërbenjës. Timoteu dhe Titi ishin ungjilltarë, një rang më i ulët ky se apostujt (siç duket nga “Efe.” iv. 11), disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë.

Deri këtu, letrat e Palit i ishin drejtuar kishave, ndërsa tani vijnë disa letra që i drejtohen personave të veçantë: dy letra drejtuar Timoteut, një drejtuar Titit dhe një tjetër Filemonit—që të tre shërbenjës. Timoteu dhe Titi ishin ungjilltarë, një rang më i ulët ky se apostujt (siç duket nga “Efe.” iv. 11), disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë. Porosia që u ishte dhënë dhe puna e tyre, ishte shumë e ngjashme me atë të apostujve: të mbillnin kisha dhe të ujisnin kishat që ishin mbjellë tashmë, prandaj dhe ata ishin shëtitës ashtu si dhe në rastin e Timoteut. Vetë Timoteu u kthye në besim prej Palit prandaj dhe ai e quan biri i vërtetë në besim. Për
kthimin e tij në besim, dëgjojmë të flitet tek, “Vep.” xvi. 3.

Qëllimi i këtyre dy letrave është të udhëzojnë Timoteun se si të kryejë detyrën e tij si një ungjilltar në Efes ku edhe ndodhej tani dhe ku Pali e urdhëroi që të qëndronte për ca kohë për të përsosur veprën e mirë që kishte filluar atje. Për sa i përket detyrës së zakonshme baritore ndaj asaj kishe, ai ia kishte ngarkuar atë solemnisht pleqësisë (siç duket nga “Vep.” xx. 28), ku ai ngarkon pleqtë të kullotnin kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 9
E-mail
Password
Confirm Password