Skip to content Skip to footer

FILIPIA ishte qytet i rëndësisë parësore në anën perëndimore të Maqedonisë, prote tes merinos tes Makedonias polis, “Vep.” xvi. 12. E mori emrin e saj nga Filipi, mbreti i famshëm i Maqedonisë, i cili e restauroi dhe e hijeshoi atë.

FILIPIA ishte qytet i rëndësisë parësore në anën perëndimore të Maqedonisë, prote tes merinos tes Makedonias polis, “Vep.” xvi. 12. E mori emrin e saj nga Filipi, mbreti i famshëm i Maqedonisë, i cili e restauroi dhe e hijeshoi atë. Më pas ajo u kthye në një koloni romake. Pranë këtij vendi ishin Campi Philippici (fushat e Filipisë, lat.),të njohura për betejat e famshme midis Jul Cezarit e Pompeit të madh, dhe asaj midis Augustit e Antonit nga njëra anë dhe e Kasit dhe Brutit në tjetrën. Por Filipia është më e njohur ndër të krishterët për këtë letër të shkruar gjatë kohës kur Pali ishte i burgosur në Romë, në vitin 62 pas Krishtit. Pali, duket të ketë pasur një dashamirësi të veçantë për kishën në Filipi, për të cilën ai vetë ishte përdorur në mbjelljen e saj, dhe, edhe pse kishte detyrën e kujdesjes për të gjitha kishat, ai, kishte për atë arsye të lartpërmendur, një merak të veçantë atëror e të dashur për këtë. Për ata për të cilët Perëndia na ka përdorur për të bërë ndonjë të mirë, duhet ta shohim veten edhe si të inkurajuar edhe si të preokupuar vetë për të shqyrtuar se si t’u bëjmë edhe më shumë mirë. Ai i konsideronte ata si bijtë e tij dhe pasi i kishte lindur … me anë të ungjillit, ai dëshironte që me anë të të njëjtit ungjill t’i ushqente e t’i mëndte. I. Ai u thirr në një mënyrë të mrekullueshme për të predikuar ungjillin në Filipi, “Vep.” xvi. 9. Një vegim iu shfaq Palit gjatë natës: I qëndronte para një burrë maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: “Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo”. Pali e pa Perëndinë tek e printe për atje dhe u inkurajua për të përdorur të gjitha mjetet për të vazhduar edhe më tej punën e mirë që u fillua ndër ta dhe për të ndërtuar mbi themelin e hedhur. II. Në Filipi ai hoqi vështirësi. Atje ai u fshikullua dhe ia shtrënguan këmbët në dru (Vep. xvi. 23, 24); megjithëkëtë ai nuk kishte më pak dashamirësi për atë vend për shkak të keqtrajtimit që iu bë atje. Ne asnjëherë nuk duhet t’i duam miqtë tanë më pak për keqtrajtimin që na bëjnë armiqtë tanë. III. Fillesat e asaj kishe ishin shumë të vogla; Lidia u kthye në besim pikërisht atje, krahas rojtarit të burgut dhe pak vetëve të tjerë: megjithëkëtë, kaq gjë nuk e dekurajoi. Nëse e mira nuk bëhet në fillim mund të bëhet më pas, dhe veprat e mëpasshme mund të jenë më të mëdha. Nuk duhet të dekurajohemi nga fillesat modeste. IV. Me sa duket nga shumë pasazhe në këtë letër, kjo kishë në Filipi u rrit e u kthye në një kishë të shëndetshme dhe në veçanti se vëllezërit ishin shumë dashamirës ndaj Palit. Ai korri 4 gjërat e tyre të përkohshme dhe mori shpërblim në gjëra frymërore. Ai pranon marrjen e një dhurate që ata i dërguan (iv. 18), dhe këtë kur asnjë kishë tjetër nuk ndau me të gjë për të dhënë a për të marrë (v. 15), dhe ai në këtë letër, u jep atyre shpërblimin e apostullit, gjë që është më e
vlefshme se mijëra monedha ari e argjendi.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 5
E-mail
Password
Confirm Password