Skip to content Skip to footer

KY libër i Jonës, megjithëse është vendosur këtu në mes të librave profetikë të Shkrimit, gjithsesi është më tepër një histori sesa një profeci. Në të gjendet vetëm një varg parashikues: Edhe dyzet ditë dhe Niniveja do të shkatërrohet. Pjesa tjetër e librit është një tregim i hyrjes së parashikimit dhe i pasojave të tij.

KY libër i Jonës, megjithëse është vendosur këtu në mes të librave profetikë të Shkrimit, gjithsesi është më tepër një histori sesa një profeci. Në të gjendet vetëm një varg parashikues: Edhe dyzet ditë dhe Niniveja do të shkatërrohet. Pjesa tjetër e librit është një tregim i hyrjes së parashikimit dhe i pasojave të tij. Në mes të profecive të paqarta përpara dhe pas këtij libri, në të cilat disa gjëra janë të errëta dhe të vështira për t’u kuptuar, e që i lënë në mendime të diturit, dhe
janë ushqim i fortë për njerëz të fortë, vjen kjo histori e qartë dhe e këndshme, që është e mirëpritur nga më të dobëtit, dhe qumësht për foshnjat. Ka gjasa që penëtari i këtij libri të ketë qenë Jona vetë, dhe ai, ashtu si Moisiu dhe penëtarët e tjerë të frymëzuar, dokumenton gabimet e veta, gjë e cila është një dëshmi që në këto shkrime ata planifikonin lavdinë e Perëndisë dhe jo lavdinë e tyre. Ne lexojmë për po këtë Jonë tek “2 Mbretërve” xiv. 25, ku gjejmë që ai ishte nga Gath-Heferi në Galile, një qytet që i përkiste fisit të Zabulonit, në një skaj të largët të vendit të Izraelit, sepse Fryma, që ashtu si era, fryn ku të dojë, do ta gjejë me po aq lehtësi Jonën në Galile sa edhe Isainë në Jerusalem. Gjejmë gjithashtu që ai ishte një lajmëtar i mëshirës për Izraelin në mbretërimin e Jeroboamit të dytë, sepse suksesi i luftrave të tij, në rivendosjen e kufijve të Izraelit, është thënë që është sipas fjalës së Zotit të shqiptuar nga profeti Jona. Ato profeci nuk u shkruan, por kjo kundër Ninivesë u shkrua, kryesisht për hir të historisë që lidhet me të, e cila është dokumentuar kryesisht për hir të Krishtit, për të cilin Jona ishte një tip. Ajo përmban gjithashtu raste shumë të spikatura të dobësisë së njeriut tek Jona, dhe të mëshirës së Perëndisë në faljen e mëkatarëve që  endohen,
me dëshmitar Ninivenë, dhe në durimin ndaj shenjtorëve që qahen, me dëshmitar Jonën.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry