NGA gjithë librat e Besëlidhjes së Vjetër, ky është më i shkurtri. Si të thuash, është më i vogli i këtyre fiseve, e megjithatë, ai nuk duhet anashkaluar e as të shpërfillet, sepse ky denar ka fytyrën dhe mbishkrimin e Cezarit. Ai është vulosur me një autoritet hyjnor.
NGA gjithë librat e Besëlidhjes së Vjetër, ky është më i shkurtri. Si të thuash, është më i vogli i këtyre fiseve, e megjithatë, ai nuk duhet anashkaluar e as të shpërfillet, sepse ky denar ka fytyrën dhe mbishkrimin e Cezarit. Ai është vulosur me një autoritet hyjnor. Edhe në një predikim e libër të shkurtër mund të thuhet shumë për Perëndinë, dhe me të mund të bëhet një e mirë e madhe, multum in parvo—shumë në pak. Z. Noris (Norris) thotë: “Nëse engjëjt do të shkruanin libra, do të qenë me pak faqe”. Ajo që nuk është voluminoze mundet që gjithsesi të jetë shumë e çmuar. Ky libër është titulluar: Vegimi i Abdias. Në asnjë shkrim tjetër nuk tregohet se kush qe ky Abdia. Disa të lashtë mendonin se ai qe i njëjti me Abdian që qe administrator i shtëpisë së Ashabit (1 Mbretërve
xviii. 3); dhe, nëse është kështu, ai që fshehu dhe ushqeu profetët, me të vërtetë mori shpërblimin e një profeti, kur ai vetë u bë profet. Por ky është një hamendësim i pa bazë. Ka gjasa që ky Abdia ishte në një kohë të mëvonshme, disa mendojnë bashkëkohës me Osean, Joelin dhe Amosin. Të tjerë mendojnë se ai jetoi rreth kohës së shkatërrimit të Jerusalemit, kur bijtë e Edomit u lumturuan në mënyrë barbare për atë shkatërrim. Megjithatë, ai shkroi atë që pa. Ky është vegimi i tij. Ndoshta ai u frymëzuar hyjnisht për të folur për shumë më tepër gjëra, por kjo e këtushmja qe gjithçka të cilën ai u frymëzuar ta shkruajë, dhe gjithçka që ai shkruan ka lidhje me Edomin. Disa nga judenjtë fantazojnë me marrëzi që për shkak se ai profetizoi vetëm për edomin, ai vetë qe i lindur idume, por një prozelit në fenë judaike. Profetë të tjerë profetizuan kundër Edomit, dhe disa prej tyre duket se kanë huazuar nga ai në parashikimet e tyre kundër Edomit, si “Jer.” xlix. 7, e vazhdim; “Eze.” xxv. 12, e vazhdim. Çdo gjë do të qëndrojë nga goja e këtyre dy a tre dëshmitarëve.
