Skip to content Skip to footer

MEGJITHËSE ky profet u shfaq pak kohë më përpara Isaias, gjithsesi ai nuk ishte ai Amos që qe i ati i Isaias (Isa. i. 1), siç e kanë marrë gabim disa, sepse në hebraisht emrat e tyre janë shumë ndryshe. Familjet e tyre gjithashtu kishin profil të ndryshëm, sepse Isaia ishte oborrtar, Amosi ishte bujk në fshat. Amos do të thotë barrë

MEGJITHËSE ky profet u shfaq pak kohë më përpara Isaias, gjithsesi ai nuk ishte ai Amos që qe i ati i Isaias (Isa. i. 1), siç e kanë marrë gabim disa, sepse në hebraisht emrat e tyre janë shumë ndryshe. Familjet e tyre gjithashtu kishin profil të ndryshëm, sepse Isaia ishte oborrtar, Amosi ishte bujk në fshat. Amos do të thotë barrë, nga ku judenjtë kanë një traditë sipas të cilës ai ishte i ngathët në fjalë dhe fliste duke belbëzuar. Ne më mirë, në aludim të emrit të tij, mund të themi që ligjërata e tij ishte e rëndë dhe fjala e tij orakulli i Zotit. Ai (siç mendojnë shumica) ishte nga Juda, megjithatë profetizoi kryesisht kundër Izraelit, dhe në Bethel, k. vii. 13. Disa mendojnë që stili i tij është i ndikuar prej prejardhjes së tij, dhe është më i qartë dhe i papërpunuar sesa ai i disa profetëve të tjerë. Unë
nuk e shoh kështu, por është e qartë që përmbajtja e tij përputhej me atë të bashkëkohësit të tij, Oseas, që çdo gjë të mund të qëndronte me gojën e këtyre dy dëshmitarëve. Siç duket nga përballja me Amatsiahun, priftin e Bethelit, ai hasi në kundërshti në punën e tij, por ishte njeri me vendosmëri të palëkundur në të, besnik dhe i guximshëm në qortimin e mëkatit dhe në shpalljen e gjykimeve të Perëndisë për të, dhe strikt në nxitjet e tij për pendim dhe reformim. Ai fillon me kërcënime kundër kombeve fqinjë që ishin armiq të Izraelit, k. i. dhe ii. Pastaj ai i kërkon llogari Izraelit, dhe i gjykon ata për idhujtarinë e tyre, për ecjen e tyre të padenjë nën favoret që u kishte dhënë Perëndia, dhe për pandreqshmërinë e tyre nën gjykimet e Tij, k. iii. dhe iv. Ai u bën atyre thirrje që të pendohen (k. v.), duke refuzuar flijimet e tyre hipokrite përveçse nëse pendoheshin. Ai parashikon shkretimet që po vinin mbi ta pavarësisht se sa mendjefjetur që qenë (k. vi.), disa gjykime të veçanta (k. vii.), veçanërisht për Amatsiahun, dhe, pas qortimeve dhe kërcënimeve të tjera (k. viii. dhe ix.), e mbyll me një premtim për ngritjen e mbretërisë së Mesisë dhe lumturinë e Izraelit frymëror të Perëndisë në këtë gjë, ashtu siç u mbyll profecia e Joelit. Pasi këta profetë kanë hapur plagën me qortimet dhe kërcënimet e tyre, të cilat tregojnë çdo gabim, në premtimet e hirit të ungjillit zbulojnë shërimin, e vetëm ai do t’i vërë të gjithë në binarë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password