Skip to content Skip to footer

Autori i kësaj letre nuk ishte Jakobi, biri i Zebedeut, sepse ai u vra nga Herodi (Veprat xii.) përpara se krishterimi të fitonte kaq shumë terren mes judenjve të shpërndarë siç lë të kuptohet këtu.

Autori i kësaj letre nuk ishte Jakobi, biri i Zebedeut, sepse ai u vra nga Herodi (Veprat xii.) përpara se krishterimi të fitonte kaq shumë terren mes judenjve të shpërndarë siç lë të kuptohet këtu. Por ishte Jakobi tjetër, biri i Alfeut, i cili ishte kushëri i parë i Krishtit, dhe një nga dymbëdhjetë apostujt, “Mat.” x. 3. Ai është quajtur një shtyllë (Gal. ii. 9), dhe kjo letër e tij nuk mund të vihet në pikëpyetje pa lëvizur kësisoj një gur-themeli. Është quajtur një letër e përgjithshme, sepse (siç mendojnë disa) nuk i është drejtuar ndonjë personi apo kishte të veçantë, por është një nga ato që ne e quajmë letër qarkore. Të tjerë mendojnë se është quajtur
e përgjithshme, ose katolike, për ta dalluar nga letrat e Ignatit, Barnabës, Polikarpit, dhe të të tjerëve, të cilat ishin përmendur në kohët e hershme, por që përgjithësisht nuk u pranuar në kishë, dhe për këtë arsye si jo kanonike, siç është kjo. Eusebi na thotë që kjo letër “përgjithësisht është lexuar nëpër kisha krahas letrave të tjera katolike.” His. Kishtare. faqe 53. Ed. Val. Viti 1678. Jakobi, autori ynë, është quajtur i drejti, për shkak të përshpirtshmërisë së tij të madhe. Ai ishte një shembull i shquar i atyre mirësive që ai i kërkonte me ngulm tek të tjerët. Ai ishte kaq shumë i nderuar për drejtësinë, përmbajtjen, dhe përkushtimin e tij, saqë Jozefusi, historiani jude, e dokumenton si një nga shkaqet e shkatërrimit të Jerusalemit faktin që: “Shën Jakobi u martirizua në të.” Tërë kjo u përmend me shpresë për të siguruar respekt më të madh për atë që është shkruar nga një njeri kaq i shenjtë dhe i shkëlqyer. Koha se kur u shkrua kjo letër nuk dihet. Qëllimi i saj është t’i qortojë të krishterët për rënien e tyre të madhe në besim dhe sjellje, dhe për të parandaluar përhapjen e atyre doktrinave të shthurura të cilat kanosnin shkatërrimin e çdo perëndishmërie praktike. Gjithashtu, një synim i veçantë i autorit në këtë letër, ishte të ngjallte në kombin jude ndjenjën e madhësisë dhe afërsisë së atyre gjykimeve që po vinin mbi ta, dhe të mbështeste të gjithë të krishterët e vërtetë në rrugën e detyrës së tyre, nën fatkeqësitë dhe përndjekjet që ata mund të hasnin. Të vërtetat e deklaruara këtu janë shumë të rëndësishme, dhe të nevojshme për t’u mbajtur; dhe rregullat për anën praktike, siç është shpallur këtu, janë të tilla saqë duhen zbatuar si në kohën tonë, ashtu dhe në epokat e ardhme.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Downloads: 3
E-mail
Password
Confirm Password