Skip to content Skip to footer

Në lidhje me këtë letër ne duhet të hetojmë: I. Për autoritetin hyjnor të saj, sepse kjo gjë është vënë në pikëpyetje prej disave si për shembull arianët, të cilët mohojnë Hyjninë dhe vetë-ekzistencën e Krishtit, apo socinianët, të cilët mohojnë përmbushjen e drejtësisë prej Tij, sytë e çoroditur të të cilëve nuk mund ta duronin dritën e kësaj, ose gabimet e të cilëve janë përgënjeshtruar prej kësaj letre.

Në lidhje me këtë letër ne duhet të hetojmë: I. Për autoritetin hyjnor të saj, sepse kjo gjë është vënë në pikëpyetje prej disave si për shembull arianët, të cilët mohojnë Hyjninë dhe vetë-ekzistencën e Krishtit, apo socinianët, të cilët mohojnë përmbushjen e drejtësisë prej Tij, sytë e çoroditur të të cilëve nuk mund ta duronin dritën e kësaj, ose gabimet e të cilëve janë përgënjeshtruar prej kësaj letre. Por pas gjithë përpjekjeve të njerëzve të këtillë për t’ia ulur vlerat kësaj letre, origjina e saj hyjnore shkëlqen me rreze kaq të forta dhe të kthjellëta saqë ai i cili shikon, të mund ta lexojë lirshëm si një pjesë e spikatur e kanonit të Shkrimeve. Natyra hyjnore e
përmbajtjes, madhështia e stilit, përsosmëria e kompozimit, harmonia e saj me pjesët e tjera të Shkrimit, si dhe pranimi i saj i përgjithshëm në kishën e Perëndisë në çdo epokë, të gjitha këto janë prova të autoritetit të saj hyjnor. II. Sa për sekretarin apo shkruesin e frymëzuar në mënyrë hyjnore të kësaj letre, nuk jemi dhe aq të sigurt se kush është. Ajo nuk mban emrin e askujt në fillim të saj, ndryshe nga rasti i pjesës tjetër të letrave, dhe midis njerëzve të ditur ka pasur disa mosmarrëveshje për se kujt t’i atribuohet shkrimi i saj. Disa ia kanë atribuuar Klementit të Romës, të tjerë Lukës, ndërsa shumë të tjerë Barnabës, duke menduar që stili dhe mënyra e shprehjes, është në përputhje të plotë me temperamentin e zellshëm, autoritar dhe të dhembshur që duket se ka Barnaba në përshkrimin që kemi për të tek “Veprat e Apostujve”, dhe një prej etërve të lashtë citon si fjalë të Barnabas një shprehje nga kjo letër.

Por përgjithësisht kjo i atribuohet apostullit Pal, dhe disa kopje dhe përkthime të mëvonshme kanë vënë emrin e Palit në titullin e saj. Në kohët e lashta, kjo letër i atribuohej përgjithësisht atij, dhe stili dhe qëllimi i saj përputhet fare mirë me frymën e tij i cili qe një person mendjekthjellët dhe me zemër të dashur. Qëllimi dhe përpjekja kryesore e tij, ishte të lartësonte Krishtin. Disa mendojnë që apostulli Pjetër i referohet kësaj letre, dhe vërteton se Pali ishte shkruesi i saj, duke u treguar hebrenjve, të cilëve u shkroi, se Pali u kishte shkruar atyre, “2 Pje.” iii. 15. Përveç kësaj, ne nuk lexojmë për asnjë letër tjetër që ai t’u kishte shkruar ndonjëherë atyre veç kësaj. Megjithëse kjo është hedhur poshtë duke qenë se Pali e kishte vendosur emrin e tij në të gjitha letrat e tjera, ai nuk kishte arsye për ta hequr nga kjo. Megjithëkëtë, të tjerë i janë përgjigjur kësaj me arsyetimin se duke qenë apostulli i johebrenjve të cilët ishin të urryer për judenjtë, ai mund ta ketë parë të udhës ta fshehë emrin e tij, që paragjykimet e tyre kundër tij të mos i pengonin në leximin dhe peshimin e përmbajtjes së saj sikurse duhej të bënin. III. Sa për suazën dhe qëllimin e kësaj letre, është shumë e dukshme që ishte qartazi për të informuar mendjet, dhe për të konfirmuar fuqishëm gjykimin e hebrenjve në përsosmërinë transhendente të ungjillit mbi ligjin, dhe për t’i larguar ata kështu prej ceremonive të ligjit, pas të cilave ishin kaq të lidhur, kaq të dhënë, sa që bëheshin edhe të fiksuar pas tyre, dhe ata prej tyre të cilët ishin të krishterë mbanin ende shumë nga majaja e vjetër dhe duhet të pastroheshin prej saj. Qëllimi i kësaj letre ishte të bindte dhe shtynte hebrenjtë besimtarë në besnikëri të vazhdueshme ndaj besimit të krishterë, dhe këmbënguljes në të, pavarësisht gjithë vuajtjeve me të cilat mund të ndesheshin në kryerjen e kësaj. Në mënyrë që të bëjë këtë, apostulli flet shumë për përsosmërinë e autorit të ungjillit, Jezusit të lavdishëm, nderimin e të Cilit ai kërkon, dhe të Cilin ai parapëlqen me të drejtë mbi gjithë të tjerët, duke treguar që Ai është gjithçka në të gjithë, dhe këtë e bën përmes një retorike të shenjtë të një niveli të lartë. Duhet pranuar që disa gjëra janë të vështira për t’u kuptuar, por ëmbëlsia që do të gjejmë këtu do të na ndihmojë shumë në gjithë mundimet që do marrim për ta kuptuar atë. Në të vërtetë, nëse i krahasojmë gjithë letrat e Besëlidhjes së Re, nuk do të gjejmë asnjërën prej tyre më të mbushur me çështje hyjnore dhe qiellore sesa kjo letër drejtuar hebrenjve.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry