Skip to content Skip to footer

PROFET është një titull që tingëllon shumë i madh për ata që e kuptojnë atë, megjithëse, në sytë e botës, shumë nga ata që u nderuan me atë titull, dukeshin shumë të thjeshtë. Profeti është një njeri që ka një miqësi të ngushtë me Qiellin dhe ka peshë atje, dhe për rrjedhojë ka një autoritet komandues në tokë.

PROFET është një titull që tingëllon shumë i madh për ata që e kuptojnë atë, megjithëse, në sytë e botës, shumë nga ata që u nderuan me atë titull, dukeshin shumë të thjeshtë. Profeti është një njeri që ka një miqësi të ngushtë me Qiellin dhe ka peshë atje, dhe për rrjedhojë ka një autoritet komandues në tokë. Termi profeci është përdorur për tërë zbulesën hyjnore (2 Pje. i. 20, 21), sepse ajo ishte më shpesh me anë të ëndrrave, zërave, apo vegimeve, të cilat u komunikoheshin profetëve në fillim, dhe me anë të tyre bijve të njerëzve, “Num.” xii. 6. Në të vërtetë njëherë Perëndia Vetë u foli mijëra njerëzve të Izraelit nga maja e Malit Sinai; por ndikimi që kjo gjë pati tek njerëzit qe aq i frikshëm sa s’mund të përballohej dot, aq saqë ata iu përgjëruan Perëndisë t’u fliste në të ardhmen siç kishte bërë më parë, me anë të njerëzve si ata, ku asnjë frikë nga ata nuk duhet t’i lemeriste dhe dora e tyre nuk do të rëndonte mbi ta, “Jobi” xxxiii. 7. Perëndia e aprovoi propozimin (çdo gjë që ata thanë është mirë, thotë Ai, “L. i P.” v. 27, 28), dhe çështja u vendos që atëherë me miratimin e
palëve, që ne nuk duhet të presim kurrë më të dëgjojmë nga Perëndia në atë mënyrë, por me anë të profetëve, të cilët i merrnin udhëzimet e tyre drejtpërdrejt nga Perëndia, me porosinë për t’ia transmetuar ato kishës së Tij. Përpara se të fillonte të shkruhej kanoni i shenjtë i Besëlidhjes së Vjetër, kishte profetë të cilët ishin në vend të Biblës për kishën. Shpëtimtari ynë duket se e përfshin Abelin midis profetëve, “Mat.” xxiii. 31, 35. Enoku ishte një profet; dhe me anë të tij u predikua në fillim ajo që do të përmbushet në fund – gjykimi i ditës së madhe. “Juda” 14: Ja, Zoti vjen me mijërat e tij të shenjtë. Noeu ishte predikues i drejtësisë. Perëndia tha për Abrahamin që ai është një profet, “Zan.” xx. 7. Jakobi profetizoi gjërat që do të vinin, “Zan.” xlix. 1. Madje, të gjithë patriarkët janë
quajtur profetë. “Psa.” cv. 15: Mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi. Moisiu ishte, përtej çdo krahasimi me të tjerët, më i spikaturi nga të gjithë profetët e Besëlidhjes së Vjetër, sepse me të Zoti fliste sy për sy, “L. i P.” xxxiv. 10. Ai ishte profeti i parë që shkroi, dhe me anë të dorës së tij u hodhën themelet e para të Shkrimit të Shenjtë. Madje edhe ata të cilët u thirrën të ishin ndihmësit e tij në qeverisje kishin frymën e profecisë, me kaq bollëk, pra, u derdh ajo frymë në atë kohë, “Num.” xi. 25. Por pas vdekjes së Moisiut, për disa kohë, Fryma i Zotit u shfaq dhe veproi në kishën e Izraelit më shumë si një frymë luftarak sesa si një frymë profecie, dhe i frymëzoi njerëzit më shumë të vepronin sesa të flisnin. Unë kam parasysh kohën e gjyqtarëve. Ne gjejmë që Fryma i Zotit erdhi
mbi Othnielin, Gedeonin, Sansonin, dhe të tjerët, për shërbimin e vendit të tyre, me shpatat e tyre, jo me penat e tyre. Mesazhet atëherë dërgoheshin nga qielli me anë të engjëjve, siç iu dërguan Gedeonit dhe Manoahut, dhe popullit, “Gjyqtarët” ii. 1. Në të gjithë librin e gjyqtarëve nuk përmendet as edhe një herë një profet, vetëm Debora është quajtur profete. Fjala e Zotit ishte e rrallë në ato ditë dhe nuk kishte ndonjë zbulesë të gjerë, “1 Sam.” iii. 1. Ata kishin ligjin e Moisiut, të shkruar së fundi; le ta studiojnë. Por, me ardhjen e Samuelit profecia u ripërtëri, dhe me të erdhi një epokë e famshme, ose filloi një periudhë e kishës, një kohë ndriçimi e madhe në daljen e njëpasnjëshme dhe të pandërprerë të profetëve, deri në njëfarë kohe pas robërisë, kur kanoni i Besëlidhjes së Vjetër u plotësua me Malakinë, dhe pastaj profecia pushoi për rreth 400 vjet, deri në ardhjen e Profetit të Madh dhe lajmëtarit të Tij. Disa profetë u frymëzuan hyjnisht që të shkruanin historitë e kishës. Por ata nuk vunë emrat e tyre në shkrimet e tyre. Ata vetëm iu referuan si provë dokumenteve autentikë
të atyre kohëve, të cilët diheshin që ishin hartuar nga profetë, si Gadi, Idoja, etj. Davidi dhe të tjerët ishin profetë, që shkruan këngë të shenjta për përdorimin e kishës. Pas tyre ne shpesh lexojmë për profetë që u dërguan me porosi të veçanta, dhe që u ngritën për shërbime publike të veçanta, mes të cilëve më të famshmit ishin Elia dhe Eliseu në mbretërinë e Izraelit. Por asnjë prej këtyre nuk i hodhën në të shkruar profecitë e tyre, dhe gjithashtu ne nuk kemi asgjë të mbetur prej tyre përveç ca fragmenteve në historitë e kohëve të tyre; nuk ka asgjë të shkruar prej tyre (me sa mbaj mend unë) përveç një letre të Elias, “2 Kro.” xxi. 12. Por afër fundit të mbretërive të Judës dhe të Izraelit, Perëndisë i pëlqeu t’i drejtonte shërbëtorët e Tij, profetët, të shkruanin dhe publikonin disa nga
predikimet e tyre, apo konspektet e tyre. Datat e shumë prej profecive të tyre nuk dihen, por profecia më e hershme prej tyre ishte në ditët e Uziahut mbretit të Judës, dhe të Jeroboamit të dytë, bashkëkohësit të tij, mbret i Izraelit, rreth 200 vjet përpara robërisë, dhe jo shumë kohë më pas Joasi vrau Zakarian birin e Jehoiadës në oborrin e tempullit. Nëse ata fillojnë të vrasin profetët, ata gjithsesi nuk do të vrasin profecitë e tyre; këto do të mbeten si dëshmi kundër tyre. Osea ishte i pari nga profetët që shkroi; dhe Joeli, Amosi, dhe Abdia, botuan profecitë e tyre rreth të njëjtës kohë. Isaia filloi ca kohë më pas, por jo shumë më vonë, e megjithatë, profecia e tij është vendosur e para, sepse është më e gjata nga të gjitha, dhe përmban më shumë për Atë për të Cilin dëshmuan të
gjithë profetët; dhe në të vërtetë ai dëshmoi aq shumë për Krishtin saqë me të drejtë është quajtur Profeti Ungjilltar, dhe, nga disa të lashtë, Ungjilltari i pestë. Ne do ta kemi titullin e përgjithshëm të këtij libri (në v. 1) dhe për këtë arsye këtu vetëm sa do të vërejmë disa gjëra: I. Për profetin vetë. Ai vinte nga familje mbretërore (nëse mund ta besojmë traditën e judenjve), duke qenë se i ati (thonë ata) ishte vëllai i mbretit Uziah. Ai me siguri kalonte shumë kohë në oborrin
mbretëror, sidomos në kohën e Ezekias, siç e gjejmë në historinë e tij, dhe për shkak të kësaj disa mendojnë që stili i tij është më i rafinuar dhe më i sjellshëm sesa ai i disa profetëve të tjerë, dhe, në disa pasazhe, jashtë mase i fisëm dhe i lartë. Fryma e Perëndisë nganjëherë i realizoi qëllimet e Tij përmes zotësisë së veçantë të profetit, sepse profetët nuk ishin bori që flisnin, përmes të cilave fliste Fryma, por ishin njerëz që flisnin, me anë të të cilëve foli Fryma, duke përdorur aftësitë e tyre natyrale, duke përdorur si të thuash edhe flakën edhe dritën e flakës, dhe i ngriti ata përtej asaj që ishin.

II. Për profecinë. Ajo është e shkëlqyer dhe e dobishme në kuptimin transcendent. Ajo ishte e tillë për kishën e Perëndisë në atë kohë, duke shërbyer për bindje për mëkat, për drejtim në detyrë, dhe për ngushëllim në telash. Këtu janë përmendur dy vështirësi të kishës, dhe është parashtruar ngushëllimi për to, ajo me anë të pushtimit të Senakeribit, që ndodhi në kohën e tij, dhe ajo e robërisë në Babiloni, që ndodhi shumë kohë më pas, dhe në mbështetjen dhe inkurajimin që u ruajt për secilën nga këto kohë nevoje, ne gjejmë hir me bollëk të ungjillit. Tek ungjijtë nuk ka aq shumë, ose nuk ka fare, profeci të Besëlidhjes së Vjetër të cituara sa ç’ka nga ky libër. Gjithashtu, nuk ka dëshmi kaq të qarta për Krishtin, që dëshmojnë se Ai do të lindte nga një e virgjër (k. vii.) apo që Ai do të vuante, k. liii. Fillimi i këtij libri është i mbushur më shumë me qortime për mëkatin dhe kërcënime për ndëshkim. Pjesa e fundit e tij është plot me fjalë të gjalla dhe fjalë ngushëlluese. Fryma e Krishtit ndoqi këtë metodë më parë me profetët dhe vazhdon ta ndjekë ende, së pari duke bindur dhe së dyti duke ngushëlluar; dhe ata që duan të bekohen me ngushëllimet duhet t’i nënshtrohen bindjeve. Padyshim Isaia predikoi shumë predikime, dhe i dha shumë mesazhe popullit, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër, ashtu siç bëri edhe Krishti, dhe ndoshta këto predikime u dhanë më të hollësishme dhe më të plota sesa janë treguar këtu, por nga Urtësia Hyjnore është dokumentuar aq sa është menduar e përshtatshme për të na përçuar neve mbi të cilët arriti fundi i botës; dhe këto profeci, si edhe historitë e Krishtit, janë shkruar që ne të besojmë në emrin e Birit të Perëndisë, dhe që duke besuar, të kemi jetë në emër të Tij; në fakt neve si edhe atyre, që jetuan atëherë, u ishte shpallur lajmi i mirë, dhe neve më qartë. Oh sikur kjo të gërshetohej me besimin tonë!

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 7
E-mail
Password
Confirm Password